☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.64 ▼1.11%
ARI 4,033 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,119 ▼ -1.65% ETH $2,320 ▼ -2.1% XRP $1.2920 ▼ -2.85% SOL $100.3100 ▼ -2.22%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Ndihmësministri i jashtëm i Kinës viziton Tiranën

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, i kryesuar nga Ndihmës-ministri i Jashtëm i Kinës dhe Sekretar i Përgjithshëm i Nismës së Bashkëpunimit Kinë +16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, Liu Haixing ka mbërritur të dielën në Tiranë.

Agjencia Telegrafike Shqiptare, duke cituar postimin në rrjetin sociaë Facebook, të zëvendësministrit të jashtëm shqiptar, Selim Belortaja, i cili ka pritur delegacionin kinez në aeroportin “Nënë Tereza” , shkruan se, “të hënën do të zhvillohen konsultime diplomatike mes dy vendeve, ku do të shqyrtohet  ecuria e marrdhënieve dypalëshe në sferat politike, ekonomike e tregtare, kulturore, si dhe atë në kuadër shumëpalësh”.

Belortaja thekson se, “vend të veçantë do zerë shqyrtimi i platformës 16+1 me mundësitë dhe instrumentet që ofron. Do të ndajmë informacion për mundësi e projekte zhvillimi në Shqipëri, si dhe mbështetjen e tyre edhe nga burimet tekniko-financiare (publike e private) kineze. Do të sjellim natyrisht edhe vlerësimin e secilit për zhvillimet kyçe ndërkombëtare”.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se delegacioni kinez i kryesuar nga ndihmës-ministri i Jashtëm, Liu Haixing do të takohet në orën 10:00 (sipas orës lokale)  të hënën me ministrin e jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.