Rajoni

Ndikimi në rritje i Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i “Republikës Serbe”, të Bosnjes nëpërmjet një fotografie me presidentin rus, Vladimir Putin e fitoi garën për presidencën tre-anëtarëshe të Bosnjes, duke thelluar ndarjet etnike që kanë mbajtur Bosnjen që prej luftës së saj shkatërruese 1992-1995.

Dodik haptazi avokon që serbët të ndahen nga pjesa tjetër e Bosnjes dhe është sanksionuar nga SHBA për politikat e tij. Por ai ka provuar të jetë një aleat i rëndësishëm i Moskës për të minuar politikat perëndimore të integrimit ballkanik.

Derisa ndikimi rus është më i dukshmi në Ballkan, një rritje e populizmit në Evropën Qendrore ka luajtur gjithashtu në duart e Moskës, duke siguruar parti simpatike politike dhe politikanë në gjithë kontinentin, duke përfshirë edhe vende të BE-së si Hungaria, Austria dhe Çekia, transmeton lajmi.net.

Forcat pro-ruse gjithashtu bënë mire në një cep tjetër të Evropës. Në Letoni, një parti opozitare e favorizuar nga pakica e madhe etnike ruse e vendit mori më shumë vota në zgjedhje parlamentare.

Pakica ruse e Letonisë është një force e madhe politike vendase që përbën rreth 25 për qind të rreth 2 milion njerëzve të saj, një trashëgimi prej gati 50 vjetësh të okupimit sovjetik që përfundoi në 1991.

Fitorja e Dodik në Bosnjë e përforcoi më tutje pikën e Moskës në Ballkanin Perëndimor, pasi aim und të bllokojë çdo vendim strategjik – nëse Putini thotë kështu.

Rusia kundërshton me force çdo shtet Ballkanik që i bashkohet NATO-s. Zyrtarët perëndimorë kanë shprehur frikë se Rusia ka përdorur lidhjet e saj historike sllave dhe ortodokse në rajon për të minuar politikat perëndimore të integrimit.

Analisti politik i Sarajevës, Adan Huskic tha se ndikimi i Moskës po rritet gjithashtu në pjesët e Evropës që nuk kanë këto lidhje identiteti.

Ajo që këto vende kanë tëp përbashkët janë “nivelet e larta të nepotizmit, korrupsionit”, duke u lidhur më ngushtë me demokracitë perëndimore është “nga natyra, shumë e vështirë për ta”, tha ai.

Qëllimi strategjik i Rusisë nuk është të pohojë autoritetin mbi Ballkanin por “të shfrytëzojë edhe të lartësojë tensionet ekzistuese”, tha në një raport Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Me sytë e Rusisë, qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor nuk është as serioze as sistematike dhe kështu u ofron mundësive të Moskës të krijoj ndikim”, shtoi raporti.

Aleatët rusë në Ballkan kanë qenë të mbjellur në mënyrë aktive në mosbesim në demokracitë perëndimore, duke paraqitur Uashingtonin dhe Brukselin si armiq të cilët duan të zhvendosin kombet e identitetit të tyre dhe krenarinë kombëtare duke nxitur integrimin në BE.

Dodik është një shembull i përkryer. Për të, Perëndimi dhe NATO janë armiq, ndërsa Rusia është një mik i respektuar për “vëllezërit” sllavë.

I zhytur në problemet e veta – kriza e borxhit të euros, emigracioni ose largimi i afërt i Britanisë nga BE për vite ka lënë pas dore Ballkanin. Të alarmuar, disa zyrtarë të BE-së tani kanë frikë se Ballkani mund të zhytet në konflikt të përtërirë, nëse nuk pranohet shpejt nga blloku 28 vendësh.

“Nëse një rajon i tillë evropian, kompleks merr një përshtypje se nuk jemi serioz me perspektivën evropiane, do të përjetojmë më shpejt sesa q ëmendojmë, atë që pamë në Ballkan viteve të 90-ta”, tha Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Clude Juncker.

Këto frikë nuk janë të pabazuara. Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, që shpalli pavarësinë në 2008, janë në rritje, pavarësisht përpjekjeve nga BE për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme midis dy ish-armiqëve të luftës. Beogradi rriti gatishmërinë luftarake të trupave ushtarake dy javë më parë mbi praninë e policisë speciale të Kosovës në veriun e saj të populluar nga serbët.

Në Maqedoni, SHBA dhe BE shpresojnë për një kalim të shpejtë të një marrëveshje midis Maqedonisë dhe Greqisë për të ndryshuar emrin e Maqedonisë në mënyrë që ajo të bashkohet me NATO-n, pësoi një goditje kur një referendum i 30 shtatorit mbi emrin pati pjesëmarrje të ulët.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Mattis pa ndikimin rus pas disa protestave maqedonase dhe greke kundër kësaj lëvizjeje. “Ne nuk duam të shohim se Rusia po bën atë që ata janë përpjekur të bëjnë në shumë vende të tjera”, ishte shprehur ai.

Rusia ka mohuar ndërhyrjen në çdo vend ballkanik ose baltik. Por strategjia e Rusisë ka gjetur një tokë pjellore midis serbëve, për shkak të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndali një goditje të përgjakshme të serbëve ndaj Kosovës dhe detyroi serbët të tërhiqen.

Në këmbim të mbështetjes së Rusisë për kërkesën e Serbisë ndaj Kosovës, Serbia ka qenë një aleat besnik edhe pse formalisht ndjek integrimin në BE dhe përdor miliona në fondet e rimëkëmbjes perëndimore.

Dy operative të inteligjencës ushtarake ruse vepruan nga Serbia në 2016, kur ata u përpoqën të organizonin një grusht shteti me Malin e Zi fqinj për të ndaluar ish-aleatin rus të hyjnë në NATO. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button