Ndotja e lumit të Gjanicës nga mbetjet e naftës, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq drejtuesin teknik dhe kompaninë
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për ndotjen e mjedisit nga ujërat teknologjike të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Drizë dhe ka dërguar për gjykim drejtuesin teknik të uzinës, shtetasin R.Sh., si dhe shoqërinë “A” SHA si person juridik.
Sipas njoftimit nga Prokuroria e Fierit, ujërat e ndotura me mbetje hidrokarbure janë shkarkuar pa trajtim në një përrua që derdhet në lumin Gjanica, duke tejkaluar normat e lejuara të ndotjes.
Ndërkaq, të pandehurit akuzohen për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”.
Njoftimi i plotë:



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.