☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 82.36 ▲0.06%
ARI 3,728 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,893 ▼ -0.49% ETH $1,807 ▲ +0.42% XRP $0.9882 ▼ -0.04% SOL $74.8100 ▲ +0.38%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.36 ▲0.06 % ARI 3,728 ▼0.38 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.36 ▲0.06 % ARI 3,728 ▼0.38 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Sporti

Maran i hap derën portierit Caprile: Do të na bënte punë! Jemi krenaria e një kombi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë së fundi një intervistë për “Gazetta dello Sport”, ku ka folur për suksesin me kuqezinjtë në Nation League. Italiani ka prekur tema të ndryshme, mes tyre edhe atë të portierit Elia Caprile, i përfolur si një kandidat për të luajtur për Shqipërinë.

Maran ka theksuar në intervistë se Kombëtarja është krenaria e Shqipërisë, siç shprehej në fjalimin e shkurtër me lojtarët pas fitores me Bjellorusinë. “Nuk e di kush e ka bërë atë video, por ishte diçka pozitive të ndanim lumturinë me tifozët tanë. Ishte bukur të përcillnim krenarinë e suksesit te populli shqiptar, që e do Kombëtaren në mënyrë të pabesueshme.

Në Shqipëri Kombëtarja është skuadra e parë për të gjithë, si të ishte një klub. Kur luajmë në Tiranë, në stadiumin ku Roma fitoi Conference League, nuk ka asnjë vend të lire. Tifozllëku është i zjarrtë. Edhe jashtë fushe na ndjekin dhe ne ndjejmë përgjegjësinë për t’i dhuruar kënaqësi një populli të tërë. Bilanci për mua është pozitiv. Më kërkuan të fitoja grupin në Nations League dhe të ngjiteshim në Ligën B. Përveç suksesit erdhën dhe rekordet: pikët e grumbulluara, golat e shënuar dhe të pësuar.

Kam risjellë entuziazmin. Shqipëria vinte nga një periudhë negative, ndryshuam mentalitetin dhe rezultatet i kërkuam nëpërmjet qasjes që të udhëhiqte jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët. Funksionoi”, – ka thënë Maran.

I pyetur si do të ndihej nëse do të kishte në grup Italinë në kualifikueset e Europianit, trajneri i kuqezinjve u përgjigj: “Do të ishte emocion i madh, me një shije të çuditshme. Pavarësisht kundërshtarëve, shpresojmë të kualifikohemi. Skuadra është kompeitive, me kualitet dhe moral. Është edhe mundësia për të programuar një ndryshim fiziologjik. Federata prej kohësh ka bërë një punë të mirë me kombëtaret e moshave”.

Pastaj Maran komentoi edhe çështjen “Caprile”: “Elia ka marrë pasaportën shqiptare për rrethana familjare. Nuk kemi folur, por nëse do të ishte i disponueshëm, do të na bënte punë”.

Maran foli edhe për individë të veçantë të Kombëtares shqiptare: “Cristian Shpendi? Ndonjëherë ndodh që të lësh jashtë ndonjë lojtar që meriton të ketë hapësirë. Shpendi është i zoti dhe në stërvitje e tregon gjithmonë. Do të ketë shanset e tij. Hysaj stërvitet me Empolin dhe ne e ndjekim. Kur vjen në Kombëtare duket sikur është një lojtar që luan rregullisht me klubin e tij. Ka moshën e duhur për të qenë në nivele të larta, nuk e kuptoj pse nuk i besojnë.

Ernest Muçi? Ka goditje fantastike dhe fatin të luajë për Trabzonspor, ku stërvitet me Salah dhe përpiqet t’i vjedhë ndonjë sekret. Nga pikëpamja teknike, ka kualitet të lartë”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.