Vazhdimi i seancës shtyhet deri në një vendim të radhës, pikë e rendit ishte Ligji për Specialen
Është shtyrë deri në një vendim tjetër, mbajtja e vazhdimit të seancës plenare, ku në rend dite ishte edhe Ligji për Specialen.
Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola tha se nga konsultimet e ngjeshura me shefat e grupeve parlamentare vazhdimi i seancës me tri pikat në rend dite është shtyrë deri në një vendim tjetër.
“Nga konsultimet e ngjeshura me shefat e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit politikë të grupeve parlamentare konsideruam që seanca që është thirru për vazhdim me tri pikat të shtyhet deri në një vendim tjetër”, tha ai.
Ndryshe, Kuvendi po vazhdon me seancën e re plenare. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.