Ndryshime të shpejta në SPD
Në SPD do të bëhen ndryshime më shpejt se sa është menduar. Të marten Andrea Nahles mund të marrë drejtimin e partisë.
“Vendimi i (pa)pritur”
Ndryshimet e shpejta në krye të partisë SPD, nga Schulz tek Nahles, kanë shkaktuar habi tek disa nga udhëheqësit e partisë. Nga krahu i majtë i SPD kërkohet tani që anëtarët e SPD të vendosin për pasardhësin e kryetarit Schulz. Një zgidhje të këtillë ka mbështetur edhe ministrja e Familjes, Katarina Barley. Deputetja Hilde Mattheis thotë për gazetën “Tagesspiegel am Sonntag”, se nuk është e pranueshme që posti i kryetarit të partisë të ndahet sipas dëshirës së disa personave. Zgjidhja e krerëve duhet të ndodhë në një procedurë transparente, thotë Mattheis.
Sekretari i Përgjithshëm Lars Klingbeil ka paralajmëruar krerët e partisë që të ndalojnë menjëherë debatet për poste në parti. “Për postet në krye të partisë do të vendoset pas vendimit të anëtarëve për koalicion”, tha Klingbeil. “Ata që hapin një debat tjetër për postet në parti, para vendimit për koalicion, duhet të llogarisin me karton të kuq”. Edhe zëvendëskryetari i SPD Ralf Stegner ka kërkuar që krerët dhe anëtarët e partisë “të përqëndrohen tek esenca e marrëveshjes për koalicion.”