Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.18 ▼0.87%
ARI 4,498 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $62,463 ▼ -7.24% ETH $1,737 ▼ -7.94% XRP $1.1467 ▼ -7.78% SOL $67.8900 ▼ -10.25%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.18 ▼0.87 % ARI 4,498 ▲0.7 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.18 ▼0.87 % ARI 4,498 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Politika

Ndryshimet në Kodin Rrugor pas aksidentit në Durrës, Kuvendi shtyn diskutimet. Balla: Të njihen të gjithë deputetët

Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro dhe 24 kundër kërkesën për shtyrjen e diskutimeve mbi ndryshimet në Kodin Rrugor, të propozuara nga Partia Socialiste pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se dy deputetë socialistë kanë depozituar amendamente që synojnë forcimin e masave parandaluese ndaj drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje të rënda rrugore. Balla kërkoi shtyrjen e diskutimeve në mënyrë që të gjithë kolegët e Kuvendit të njihen me ndryshimet e propozuara.

“Pas ngjarjes së rëndë në Durrës, janë propozuar amendamente që lidhen me marrjen e masave ndaj drejtuesve të papërgjegjshëm. Kërkojmë shtyrjen e diskutimeve për t’u dhënë kohë deputetëve dhe komisionit që t’i shqyrtojnë, me synimin për të pasur konsensus të plotë nga të gjitha palët. Janë propozuar 9 nene dhe biem dakord për shtyrjen”, u shpreh Balla.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksoi se ndryshimet kishin të bënin edhe me përafrimin e legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Europian, ndërsa kritikoi mazhorancën për mungesë prioriteti të procesit të integrimit gjatë diskutimit në kuvend

“Ndryshimet në Kodin Rrugor lidhen me reflektimin e një direktive të BE në legjislacionin e brendshëm. Nuk mund të flasim për integrim europian dhe njëkohësisht të votohet kundër diskutimeve për çështje që lidhen me integrimin. Kuvendi duhet t’i kishte prioritet këto tema”, deklaroi Bardhi.

Ai akuzoi mazhorancën se po e kthen Kuvendin në një “organ njëpartiak”, duke përjashtuar opozitën nga vendimmarrja, ndërsa shtoi se pasojat do t’i paguajë Shqipëria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.