☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.31 ▼1.58%
ARI 3,773 ▼2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,334 ▲ +0.1% ETH $1,805 ▲ +0.55% XRP $0.9990 ▲ +4.28% SOL $74.6700 ▲ +3.21%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.31 ▼1.58 % ARI 3,773 ▼2.37 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.31 ▼1.58 % ARI 3,773 ▼2.37 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Politika

Ndryshon bonusi i bebeve, Rama: Mbështetje deri në 5 vjeç, bursat e studentëve rriten në 25 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend disa prej masave të parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2027, duke bërë të ditur se nga 1 korriku i këtij viti do të ndryshojë skema e mbështetjes për familjet e reja. Sipas tij, bonusi i bebeve do të zëvendësohet me një mbështetje financiare të shtrirë në kohë, deri në momentin kur fëmija mbush 5 vjeç.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Rama tha se synimi i kësaj politike është lehtësimi i barrës financiare të familjeve në vitet e para të rritjes së fëmijëve.

“Në drejtim të familjes, ne kemi ndryshuar një tjetër politikë tonën, duke propozuar që nga bonusi i bebeve, prej 1 korrikut të 2027-s, familjet të marrin një mbështetje të shtrirë në kohë, deri kur fëmija mbush moshën 5 vjeç. I gjendemi pranë familjeve të reja dhe ndihmojmë për të lehtësuar barrën e tyre në raport me mirërritjen e foshnjës”, tha Rama.

Një tjetër masë e prezantuar nga kryeministri lidhet me mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara. Rama bëri të ditur se qeveria parashikon dyfishimin e ndihmës financiare për këtë kategori, si dhe mbulimin e kontributeve shoqërore për kujdestarët e tyre.

“Nga ana tjetër, e kemi marrë këtë zotim dhe është i sanksionuar në këtë projekt të ri të qeverisë: dyfishimi i mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe mbulimi i kontributeve shoqërore për të gjithë kujdestarët e tyre, sepse kujdesi për një fëmijë me AK është punë e përditshme, e jashtëzakonshme, që s’mund ta lëmë në supet e prindit pa mbrojtje për të ardhmen e vet”, shtoi kryeministri.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te mbështetja për studentët që vijnë nga familje në nevojë, duke njoftuar rritjen e bursës mujore nga 10 mijë në 25 mijë lekë të reja.

Sipas Ramës, kjo masë do të shtrihet edhe në ciklin e dytë të studimeve, ndërsa synon të lehtësojë shpenzimet e studentëve, veçanërisht për strehimin në Tiranë.

“Nga ana tjetër, në vazhdën e kësaj qasjeje që lidhet me koston e jetesës, projekti ka një propozim të rëndësishëm për studentët që vijnë nga familjet në nevojë. Bursa e tyre do të rritet nga 10 mijë në 25 mijë lekë të reja në muaj dhe do të shtrihet edhe në ciklin e dytë. Kjo do t’ua lehtësojë marrjen pjesë në ato grupet që bëhen bashkë studentët për të marrë me qira shtëpi në Tiranë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.