☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.31 ▼1.58%
ARI 3,773 ▼2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,321 ▲ +0.05% ETH $1,805 ▲ +0.55% XRP $0.9986 ▲ +4.22% SOL $74.6600 ▲ +3.21%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.31 ▼1.58 % ARI 3,773 ▼2.37 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.31 ▼1.58 % ARI 3,773 ▼2.37 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Bota

BAKU – Gjermania kërkon përfshirjen e Evropës në bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë

BAKU, 18 nëntor /dpa/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, këmbënguli se Evropa duhet të jetë pjesë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, përpara takimit të planifikuar nesër mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës.

“Pres dhe nuk kam asnjë arsye të dyshoj se bisedimet për të ardhmen e Ukrainës, do të zhvillohen mes Rusisë dhe Ukrainës, me pjesëmarrjen e Evropës”, deklaroi sot Wadephul gjatë takimit me homologun e tij azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov, në Baku.

Wadephul paralajmëroi se pa përfshirjen e Evropës, do të ishte e pamundur të arrihej një marrëveshje e qëndrueshme, e cila do të parandalonte shpërthimin e një konflikti tjetër pas përfundimit të luftës.

Ministri gjerman mirëpriti takimin e ardhshëm mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin, në qytetin Shenzhen, në jug të Kinës.

“Si përgjegjës për politikën e jashtme, do të thosha se çdo bisedë që zhvillohet është një gjë pozitive”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Bayramov tha se takimi duhet marrë seriozisht, ndër të tjera pasi të tria vendet, janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, bota pret zgjidhje për konfliktet dhe luftërat urgjente. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.