☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.31 ▼1.58%
ARI 3,773 ▼2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,321 ▲ +0.05% ETH $1,805 ▲ +0.55% XRP $0.9986 ▲ +4.22% SOL $74.6600 ▲ +3.21%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.31 ▼1.58 % ARI 3,773 ▼2.37 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.31 ▼1.58 % ARI 3,773 ▼2.37 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE-ja bie dakord të përshpejtojë zgjerimin e rrjetit elektrik në të gjithë Evropën

BRUKSEL, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian planifikon të përshpejtojë zgjerimin dhe ndërlidhjen e rrjeteve elektrike, në të gjithë bllokun, me synimin për të ulur diferencat rajonale të çmimeve dhe për të mbështetur kalimin drejt energjisë më të pastër.

Përfaqësuesit negociues të vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian, arritën një marrëveshje në Bruksel për heqjen e pengesave që kanë ngadalësuar zgjerimin e infrastrukturës elektrike në Evropë, njoftuan sot të dyja palët.

Paketa synon ta bëjë furnizimin me energji në Evropë më të pavarur dhe më rezistent ndaj krizave.

Ajo parashikon përshpejtimin e procedurave të miratimit për projektet që lidhen me energjinë e rinovueshme, rrjetet elektrike, objektet e magazinimit të energjisë dhe stacionet e karikimit të automjeteve elektrike.

Synimi është që më shumë energji elektrike me kosto të ulët, e prodhuar nga era dhe dielli, të mund të transportohet drejt zonave ku nevojitet, duke ndihmuar në ngushtimin e diferencave rajonale të çmimeve.

Masat synojnë gjithashtu ta bëjnë sistemin energjetik më të qëndrueshëm dhe më të mbrojtur nga sulmet fizike dhe kibernetike.

Marrëveshja mbështetet në një propozim të paraqitur nga Komisioni Evropian në dhjetor.

Rrjetet elektrike të Evropës janë konsideruar prej kohësh një nga pengesat kryesore për uljen e çmimeve të energjisë, reduktimin e emetimeve të karbonit në ekonomi dhe pakësimin e varësisë nga furnizimet e jashtme.

Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jorgensen, tha se në Evropë prodhohen sasi të mëdha energjie elektrike, por ato nuk mund të transmetohen plotësisht në rrjet, për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme.

Një shembull është energjia elektrike e prodhuar në Danimarkë, e cila nuk mund të transportohet gjithmonë, në mënyrë efikase drejt Gjermanisë për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të rrjetit gjerman.

Komisioni Evropian vlerëson se deri në vitin 2040 do të nevojiten më shumë se 1 trilion euro (1,1 trilionë dollarë) investime për zgjerimin dhe modernizimin e rrjeteve elektrike evropiane.

Marrëveshja duhet ende të marrë miratimin zyrtar të Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.