Në formë si Hilary Duff
Nuk bën pjesë tek të famshmet që kërkojnë vëmendje sa herë del në publik, madje shpesh kërkon të ruajë një profil të ulët, duke shmangur daljet e trumpetuara.
Por regjimi i palestrës e ka ekspozuar këtë herë. Hilary Duff ka deklaruar prej kohësh se është mjaft e rregullt, kur bëhet fjalë për të ruajtur linjat e veta dhe këtij vullneti 27-vjeçarja po i merr frutet e pritura.
Aktorja dhe këngëtarja u fotografua të mërkurën e veshur sportive në një nga palestrat e Beverly Hills.
Së fundmi 27-vjeçarja foli në një emision televiziv se është në kërkim të dashurisë, pas ndarjes nga Mike Comrei, ish-lojtar hokeji, me të cilin ka një djalë 3-vjeçar. Çifti njoftoi ndarjen në muajin janar, por ruajnë ende kontaktet për hir të fëmijës.