☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.91 ▲0.66%
ARI 4,532 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.98% ETH $2,143 ▲ +0.94% XRP $1.3792 ▲ +1.01% SOL $86.7200 ▲ +2.43%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.91 ▲0.66 % ARI 4,532 ▼0.07 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.91 ▲0.66 % ARI 4,532 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Sporti

Në Holandë mund të riluhen 133 ndeshje, NAC Breda kërkon të evitojë zbritjen nga kategoria me një betejë ligjore

NAC Breda është njëra nga dy skuadrat, të cilat kanë rënë nga kategoria kryesore e futbollit holandez, Eredivisie, por ndryshe nga Heracles po bën gjithçka për të evituar zbritjen një kategori më poshtë.

Ndryshe nga çfarë ka bërë në fushë ekipi në fjalë po tenton gjithçka për të siguruar qëndrimin në Eredivisie në sallën e gjyqit. NAC Breda ka hapur një çështje ligjore kundër Go Ahead Eagles pasi ekipi në fjalë ka aktivizuar një lojtar, të cilin nuk duhej ta aktivizonte në fitoren e thellë 6-0 që i shkaktoi më 15 mars.

Dean James u aktiviza me Go Ahead Eagles, por nuk duhej që të ishte në fushë pasi përpara duhej të kishte një leje pune. Gazetari Rogier Jacobs ka shpjeguar se mbrojtësi me zgjedhjen që ka bërë për të përfaqësuar Indonezinë nuk mund të aktivizohet më në kampionatin holandez pa u pajisur me lejen e punës.

Sipas ligjit të shtetit holandez nëse një person merr një tjetër kombësi atëherë heq dorë automatikisht nga ajo holandeze.

Pasi u njoftua se James nuk mund të luante pa leje pune, NAC kërkoi që Federata Mbretërore Holandeze e Futbollit (KNVB) ta shpallte rezultatin e pavlefshëm dhe të urdhëronte që ndeshja e humbur 6-0 të riluhej.

Bordi i garave të KNVB vendosi që rezultati të qëndronte pavarësisht se James nuk duhej të ishte në fushë, ndërsa NAC apeloi vendimin.

Një avokat që përfaqëson NAC Breda-n pretendoi përpara gjykatës të martën se bordi i garave nuk kishte ndjekur rregulloren e saj.

“Ky rast nuk ka të bëjë me ndjesitë, por me një rregull të thjeshtë”, tha avokati Tim Wilms për “De Telegraaf”. “Go Ahead kishte aktivizuar një lojtar që nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e diuhur”, argumentoi Wilms.

Avokati i KNVB, Michiel van Dijk, paralajmëroi se nëse kërkesa e NAC Breda-s për tu riluajtur ndeshja do të pranohej atëherë ky vendim do të kishte pasoja të rënda në kampionat. Sipas tij Ajax, Feyenoord, Telstar, FC Volendam, Heracles Almelo dhe TOP Oss mund të kërkonin që të riluheshin disa ndeshje.

Van Dijk konfirmoi se janë plot 11 lojtarë në tetë klube në Eredivisie janë të përfshirë nga çështja e pasaportave, pasi kanë ndryshuar kombësi për të përfaqësuar Kepin e Gjelbër, Indonezinë ose Surinamin.

Ai deklaroi se do të jenë plot 133 ndeshje të cilat do të duhen të riluhen nëse gjykata i jep të drejtë NAC Breda-s dhe në fund mund të rezultojë në mospërfundimin e sezonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.