Kronika

Në kërkim të Balilit, shpërblim 5 milionë lekë për informacionin e vendndodhjes

Ndonëse për kapjen e Klement Balilit janë angazhuar qindra forca policore, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e “Eskobarit të Ballkanit”. Të ndodhur në këto kushte uniformat blu pritet të luajnë kartën e fundit.
Burime pranë policisë së shtetit bëjnë me dije në se në rrethin e informatorëve dhe bashkëpunëtorëve të policisë do jepet një shpërblim prej 5 milionë lekësh të reja, për këdo që jep informacione të vlefshme mbi vendodhjen e të shumë kërkuarit të drejtësisë greke.
Nuk dihet nëse shuma e vendosur do të publikohet zyrtarisht dhe do të vihet edhe në dispozicion të qytetarëve, të cilët mund të kenë informacion. Prej disa muajsh forcat operacionale janë vënë në ndjekje të 46-vjeçarit i cili dyshohet se fshihet në shqipëri. Balili ka arritur ti shpëtojë policisë, në disa operacione ndërsa pak ditë më parë u morën në pyetje 11 të afërm e familjarë të tij.
Ndonëse disa nga familjarët e Balilit janë shprehur se mund të jetë larguar në Greqi, policia ka dyshime të forta se ky i fundit nuk e ka ndërmarrë një veprim të tillë për shkak të akuzave të rënda që i ngrhen në shtetin fqinj. E vetmja shpresë e policisë tashmë mbeten informatorët të cilët mund të stimulohen nga shuma e parave të vëna në dispozicion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button