🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,601 ▼0.73%
DOW 52,422 ▼0.29%
NASDAQ 26,009 ▼1.23%
NAFTA 103.92 ▲3.87%
ARI 4,313 ▼2.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,951 ▲ +1.77% ETH $2,506 ▲ +1.53% XRP $1.3958 ▲ +4.57% SOL $101.3700 ▲ +1.79%
S&P 500 7,601 ▼0.73 % DOW 52,422 ▼0.29 % NASDAQ 26,009 ▼1.23 % NAFTA 103.92 ▲3.87 % ARI 4,313 ▼2.17 % S&P 500 7,601 ▼0.73 % DOW 52,422 ▼0.29 % NASDAQ 26,009 ▼1.23 % NAFTA 103.92 ▲3.87 % ARI 4,313 ▼2.17 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kosova

Në Kosovë, fuqia blerëse e 100 eurove ka rënë në më pak se 90 euro

Fuqia blerëse e 100 eurove në Kosovë ka rënë në më pak se 90 euro që nga janari i vitit 2025, si pasojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe inflacionit të lartë.

Rritja e çmimeve po vazhdon të jetë një nga problemet më shqetësuese për ekonominë e Kosovës. Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit GAP, Blendi Hasaj, i cili ka vlerësuar se inflacioni i lartë po ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Sipas Hasajt, që nga tetori i vitit të kaluar, inflacioni në Kosovë nuk ka zbritur nën 5 për qind, ndërsa gjatë vitit 2026 inflacioni mujor ka qenë mesatarisht rreth 6.5 për qind më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

“Prej janarit 2025 deri sot, fuqia blerëse e 100 eurove ka rënë në më pak se 90 euro”.

Ai ka theksuar se inflacioni i lartë krijon pasoja zinxhirore në ekonomi, ndërsa ka përmendur edhe një anketë të NDI-së të majit 2026, sipas së cilës qytetarët e kishin renditur rritjen e çmimeve si problemin aktual më serioz.

Sipas analizës së paraqitur nga Hasaj, struktura e inflacionit ka ndryshuar gjatë këtij viti.

Në fillim të vitit, presioni më i madh vinte nga çmimet e ushqimit, ndërsa në muajt e fundit ndikimin kryesor e kanë transporti, përfshirë naftën dhe shërbimet e transportit, si dhe kategoria e strehimit, ujit dhe energjisë.

Grafika e publikuar nga Instituti GAP, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregon se inflacioni në gusht arriti në 7.3 për qind, nga 6.5 për qind në korrik dhe 6 për qind në qershor.

Kontributi i kategorisë së transportit në gusht ishte 4 pikë përqindjeje, ndërsa ushqimi kontribuoi me 0.9 pikë përqindjeje.

Hasaj ka thënë se, krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian dhe rajonit, Kosova aktualisht renditet ndër vendet me inflacionin më të lartë, duke e vlerësuar normën aktuale si rreth dy herë më të lartë se mesatarja e rajonit.

Përballë kësaj situate, drejtori i GAP-it ka kërkuar masa si në afat të shkurtër, ashtu edhe ndërhyrje më afatgjata:

  • rritja e prodhimit vendor, përmes një programi shtetëror për mbështetjen e prodhimit;
  • investime më të mëdha në transportin publik dhe zgjerimi i rrjetit të tij, si dhe incentiva për përdorimin e veturave elektrike;
  • reforma dhe përshpejtimi i investimeve në sektorin e energjisë;
  • zhbllokimi i projekteve aktuale me mbi 700 MW kapacitet;
  • investime në kogjenerim dhe efiçiencë energjetike.

Hasaj ka kritikuar gjithashtu qeverisjen e kaluar të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se gjatë mandatit të parë të tij nuk është parë një program i qartë shtetëror për rritjen e prodhimit vendor.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar ditë më parë se shkalla e rritjes së çmimeve të konsumit ka arritur në 7.3 për qind në gusht të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa vetëm gjatë një muaji çmimet janë rritur për 1.3 për qind.

Sipas ASK-së, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në gusht 2026 ishte 7.3 për qind më i lartë se në gushtin e vitit 2025. Agjencia thekson se rritja vjetore e çmimeve është ndikuar nga pothuajse të gjitha grupet kryesore të konsumit, me përjashtim të shërbimeve arsimore, ku është regjistruar rënie.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,3 % në muajin gusht 2026, krahasuar me muajin gusht 2025. Inflacioni mujor ishte 1,3 % në muajin gusht 2026”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Rritja më e madhe vjetore është regjistruar në grupin transport, ku çmimet në gusht 2026 ishin 21.1 për qind më të larta se një vit më parë. Ky grup ka pasur një ndikim të konsiderueshëm edhe në rritjen mujore të inflacionit, pasi vetëm nga korriku në gusht çmimet e transportit janë rritur për 4.6 për qind.

Pas transportit, një tjetër rritje e theksuar është regjistruar në grupin strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse, ku çmimet janë rritur për 11.8 për qind në bazë vjetore. Në bazë mujore, ky grup ka shënuar rritje prej 0.8 për qind.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se rritje të çmimeve janë regjistruar edhe në disa kategori të tjera të rëndësishme për shpenzimet e familjeve.

Restorantet dhe shërbimet e akomodimit kanë shënuar rritje vjetore prej 5.4 për qind, ndërsa pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët janë shtrenjtuar për 5.1 për qind.

Në grupin e shëndetësisë, rritja vjetore ishte 4.2 për qind, ndërsa kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme janë rritur për 3.8 për qind.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.