Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.26 ▼0.54%
ARI 4,322 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,710 ▼ -3.1% ETH $2,401 ▼ -4.43% XRP $1.2830 ▼ -9.77% SOL $96.9600 ▼ -5.47%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.26 ▼0.54 % ARI 4,322 ▼0.25 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.26 ▼0.54 % ARI 4,322 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
16 Sht 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Në Maqedoni dasmat mbajnë gjallë tregun e arit, pavarësisht çmimeve të larta

Një lirë ari kushton rreth 850 euro, ndërsa çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare vijon të shënojë rritje. Një ons ari apo 31.1 gramë ka kaluar në 3.736 euro, ndërsa një gram po tregtohet me rreth 120 euro.

”Për dasmë po. Si janë çmimet? Tani momentalisht janë mirë por do shohim më tej. Sa planifikoni të shpenzoni për dasmë? Ja vetem tani shpenzova 2.000 euro, tha një qytetar.

Nga ana tjetër shitësit thonë se rritja e çmimit të arit që nga janari ka ndikuar në shitje dhe se blerësit nuk shpenzojnë si më parë dhe se zgjedhin stoli më të lira. Sa i përket rritjes së çmimit të këtyre ditëve, shitësit thonë se nuk është ndonjë rritje drastike pasi çmimi i arit në janar ka qenë mbi 150 euro për gram.

”Në janar ishte 150 mijë euro një kilogram ari e më pas filloi lufta dhe ra çmimi i arit. “Janë të interesuar të blejnë por edhe modelet kanë ndryshuar dhe më pak ari blejnë. Më së shumti blejnë komplete më çmime më të lira dhe nuk shpenzojnë më si më parë,” u shpreh një qytetar.

Sipas ekspertëve, rritja e çmimit të arit lidhet me rikthimin e investitorëve te ari si një aset i sigurt në kohë pasigurie ekonomike dhe gjeopolitike. Rënia e çmimeve të naftës dhe pritshmëritë për ndryshime në politikën monetare të SHBA-së kanë rritur kërkesën për metalin e çmuar.

Çmimi i arit ka pësuar një rritje të fortë në 6 vitet e fundit. Në vitin 2020, ari kushtonte rreth 2.070 dollarë për ons, ndërsa në vitin 2026 për një ons çmimi arriti deri në 5.600 dollarë që përfaqëson një rritje prej rreth 170%.

Përveç arit, në rritje janë edhe metalet e tjera të çmuara, si argjendi, platini dhe paladiumi. /Alsat.mk

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.