Rajoni

Në Serbi u zhvilluan zgjedhje parlamentare

Serbia zhvilloi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet u mbajtën edhe në vendbanimet serbe në Kosovë. Deri në orën 19 kishin votuar 53.1 për qind për qind e votuesve.

Wahlkampagne in Serbien

Pjesëmarrja votime në orën 19 ishte 53.1 për qind, mbi bazën e 98,9 për qind të vendvotimeve. Pjesëmarrja e votuesve në Vojvodinë deri në orën 17 ishte 42,8 për qind dhe 39,5 për qind në Beograd. Dy vjet më parë, deri në këtë orë patën votuar 41,1 përqind e zgjedhësve

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) deklaroi se deri në orën 14:00 në të gjitha vendvotimet në Kosovë, për zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë votuar 23,484 votues ose 21.86 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. OSBE-ja ka për detyrë të mbledhë votat dhe t’i paraqesë ato në fund të votimit para KQZ.

Hapja e qendrave të votimit kaloi në përgjithësi në përputhje me procedurat e përcaktuara dhe pa incidente. Këto zgjedhje shihen si test midis synimit të shpallur të kryeministrit Aleksandar Vuçiç për ta anëtarësuar vendin në Bashkimin Evropian dhe emocioneve nacionaliste, të cilat favorizojnë lidhje më të ngushta me Rusinë.

“Jam thuajse i sigurtë se do të vazhdojmë procesin tonë të integrimit evropian dhe do të na duhet ta përshpejtojmë procesin e anëtarësimit (në BE)”, tha kryeministri Vuçiç pas dhënies së votës. “Dhe natyrisht të ruajmë lidhjet tona tradicionale me miqtë tanë në Lindje (Rusinë)”, tha ai.

Vuçiç: Drejt BE dhe natyrisht të ruajmë lidhjet me miqtë në Lindje

Vuçiçi i thirri zgjedhjet dy vjet para kohe, me shpresë që të forcojë pushtetin e tij për të zbatuar siç ka deklaruar reforma. Por kritikët thonë se synimi i vërtetë i tij është të forcojë sundimin e tij autokratik edhe për katër vite të tjera, për aq kohë sa ai ka ende mbështetje te zgjedhësit. 46 vjeçari, që është konsideruar për shumë kohë nacionalist i vijës së ashpër, ka premtuar se do të privatizojë sipërmarrjet shtetërore me humbje, nëse rizgjidhet. Sipas sondazheve ai pritet të fitojë një shumicë absolute në Parlament. Partia Serbe e Progresit, e drejtuar nga Vuçiçi pritet të fitojë shumicën e 250 mandateve të parlamentit.

Sheshelji më pranë Rusisë

Por tablloja politike e Serbisë mund të ndërlikohet nga forcimi i radikalëve të djathtë të Vojislav Shesheljit. Pritet që partia e tij të rikthehet në Parlament si partia e tretë, për herë të parë që në vitin 2012. Ky do të ishte një triumf faktik për Shesheljin, më pak se një muaj pasi tribunali i Hagës për krime lufte e nxorri atë të pafajshme për krime lufte gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Sheshelji ka deklaruar se vota është në fakt një referendum, për atë nëse Serbia do të bashkohet me “armikun”, BE, ose do të krijojë një lloj bashkimi me “aleatin tonë tradicional, Rusinë.” Në zgjedhje u thirren të marrin pjesë 6,7 milionë votues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button