☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,561 ▼0.76%
DOW 46,299 ▼0.79%
NASDAQ 21,768 ▼1.04%
NAFTA 114.50 ▲1.86%
ARI 4,698 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,408 ▼ -2.07% ETH $2,086 ▼ -2.71% XRP $1.3015 ▼ -2.89% SOL $79.9500 ▼ -2.24%
S&P 500 6,561 ▼0.76 % DOW 46,299 ▼0.79 % NASDAQ 21,768 ▼1.04 % NAFTA 114.50 ▲1.86 % ARI 4,698 ▲0.28 % S&P 500 6,561 ▼0.76 % DOW 46,299 ▼0.79 % NASDAQ 21,768 ▼1.04 % NAFTA 114.50 ▲1.86 % ARI 4,698 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Në Shqipëri do të hapet një qendër ekselence e NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, nëpërmjet një deklarate për mediat sot njoftoi për ngritjen e një qendre ekselence e NATO-s në Tiranë, për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj.

Në Shqipëri, për herë të parë që nga anëtarësimi do të ngrihet një strukturë e NATO-s, Qendra e Ekselencës, për të luftuar fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë.

“Pak ditë më parë, propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes u shqyrtua në Komitetin Ushtarak të NATO-s dhe u kalua në unanimitet të plotë nga të 28 vendet anëtare. Propozimi ynë erdhi në një moment kritik për mbarë komunitetin ndërkombëtar. Fenomeni i luftëtarëve të huaj terroristë ka marrë përmasa të konsiderueshme. Mijëra prej tyre largohen nga Evropa dhe luftojnë sot në shtete dhe territore të destabilizuara në Lindjen e Mesme. Disa prej tyre janë qytetarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Kodheli.

Kjo qendër do të ndihmojë vendet anëtare të NATO-s, por dhe ato shtete partnere të interesuara, për të kuptuar në origjinë shkaqet dhe arsyet e radikalizimit të qytetarëve që jetojnë në hapësirën Euro-Atlantike, si dhe për të gjetur rrugët dhe mënyrat e parandalimit të këtij fenomeni.

Sipas Kodhelit, një strukture të tillë në Tiranë, do t’i shërbejë edhe institucioneve të tjera shqiptare ligjzbatuese, duke i ndihmuar ato për të kuptuar sa më mirë fenomenin e luftëtarëve të huaj dhe për të ndërvepruar me struktura të ngjashme të vendeve të Aleancës së Atlantikut.

“Projekti ynë tashmë do t’i kalojë për veprim Komandës Aleate për Transformim, e cila do të na asistojë hap pas hapi deri në përfundimin e procedurave teknike për hapjen sa më shpejt të Qendrës së Ekselencës në Tiranë”, ka theksuar më tej Kodheli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.