Nën sitën e kontrolleve impiantet e përpunimit të naftës
Të gjitha impiantet e përpunimit të naftës në vend do të kalojnë në sitën e kontrolleve për çdo lloj abuzimi të mundshëm, pas verifikimeve, ku janë konstatuar si burim i vazhdueshëm për evazion fiskal dhe cilësi të dobët të karburanteve.
Ekspertë në Ministrinë e Energjetikës thonë se në gjithë vendin janë rreth 15 impiante, që përpunojnë disa nënprodukte të naftës, shumica në zonën e Fierit.
Sipas burimeve në MEI, impiantet do të përfshihen në riliçensim pas një kontrolli ligjor për të frenuar përdorimin e kundraligjshëm të tyre.
Me ndryshimet ligjore në ligjin për hidrokarburet, parashikohet që mbi bazën e liçencës dhe kategorisë do të kontrollohen e do të merren masa nëse shkelin detyrimet e përcaktuara në ligj.
Pëmres ndryshimeve të reja të akteve ligjore, çdo impiant do të liçensohet vetëm për ato lloj produktesh që duhet të prodhojë, ndërsa nuk do të lejohet më që të marrin naftë bruto dhe të shesin produktet, që dëmtojnë mjedisin dhe qytetarët.
Inspektorati Qendror Teknik që prej vitit 2014 ka kryer 110% më shumë kontrolle, ndërsa janë pezulluar 75 subjekte, që kishin probleme teknike për cilësinë e karburanteve, si dhe të sigurisë teknike.