Kronika e zeze
Nëna monstër mbyt në rezervuar foshnjën e sapolindur
Një nënë ka mbytur fëmijën e saj të sapolindur në rezervuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 12 mars në qytetin e Kukësit. Ajo e ka mbytur në ujë fëmijën dhe më pas e ka lënë në digë duke u larguar. Foshnja është sjellë në Tiranë për ekspertizë mjeko-ligjore ndërkoha që gruaja e dyshuar si nëna dhe autorja e krimit është ndaluar nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Kukësit.
Foshnja e sapolindur ishte gjetur në digën e rezervuarit në fshatin Mamëz nga banorët.
Fëmija ishte i seksit mashkull dhe nuk kishte shenja dhune në trup dhe pas autopsisë u përcaktua se kishte humbur jetën për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga uji.