🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,625 ▲0.59%
DOW 52,268 ▲0.96%
NASDAQ 25,632 ▲0.77%
NAFTA 97.30 ▼6.55%
ARI 3,975 ▲1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,888 ▼ -0.21% ETH $2,290 ▲ +0.78% XRP $1.2521 ▼ -0.03% SOL $94.3900 ▼ -0.65%
S&P 500 7,625 ▲0.59 % DOW 52,268 ▲0.96 % NASDAQ 25,632 ▲0.77 % NAFTA 97.30 ▼6.55 % ARI 3,975 ▲1.94 % S&P 500 7,625 ▲0.59 % DOW 52,268 ▲0.96 % NASDAQ 25,632 ▲0.77 % NAFTA 97.30 ▼6.55 % ARI 3,975 ▲1.94 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Nëse evidentohen parregullsi do të merren masa”- 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar sot (31 gusht) pas ndarjes nga jeta të pacientes shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, duke shprehur ngushëllimet për familjarët dhe duke bërë me dije se rasti do t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë.

Në deklaratën zyrtare, ministria thekson se ka kërkuar një vlerësim të pavarur për mënyrën se si është menaxhuar rasti, nga momenti i paraqitjes së pacientes në institucionin shëndetësor deri në përfundimin e trajtimit.

Sipas MSHMS, qëllimi është që procesi të shqyrtohet në mënyrë profesionale dhe të paanshme, duke analizuar çdo hallkë të kujdesit të ofruar.

Ministria deklaron se do të ndjekë me përgjegjshmëri rezultatet e vlerësimit dhe se, nëse evidentohen shkelje, mangësi apo parregullsi në trajtimin e pacientes, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Marjana Karolina Bunaj, ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Familjarët ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si është menaxhuar situata në maternitetin e Pogradecit dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K. dhe i përcjell familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta.

Në respekt të familjes dhe në këtë moment të dhimbshëm, MSHMS po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha hapat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e këtij rasti.

Ministria ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit, me qëllim vlerësimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit.

Angazhimi ynë është i plotë për të garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri. Çdo gjetje mbi vlerësimin e menaxhimit të rastit do të analizohet me seriozitetin maksimal dhe, nëse evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e rastit, do të merren të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Siguria e nënës dhe garantimi i kujdesit obstetrikal në kohë, me cilësi dhe në përputhje me standardet e përcaktuara, janë përgjegjësi të panegociueshme të sistemit shëndetësor”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.