☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,646 ▲0.87%
DOW 52,382 ▲1.18%
NASDAQ 25,722 ▲1.12%
NAFTA 97.33 ▼6.52%
ARI 3,967 ▲1.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,852 ▼ -0.24% ETH $2,286 ▲ +0.76% XRP $1.2502 ▼ -0.08% SOL $93.8900 ▼ -1.02%
S&P 500 7,646 ▲0.87 % DOW 52,382 ▲1.18 % NASDAQ 25,722 ▲1.12 % NAFTA 97.33 ▼6.52 % ARI 3,967 ▲1.74 % S&P 500 7,646 ▲0.87 % DOW 52,382 ▲1.18 % NASDAQ 25,722 ▲1.12 % NAFTA 97.33 ▼6.52 % ARI 3,967 ▲1.74 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Apeli shtyn për nesër seancën për ankimimin e masës nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni u la në arrest shtëpiak nga

Është shtyrë për nesër në orën 13:00 seanca për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni në Apelin e Posaçëm, ku ka ankimuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ të vendosur më herët ndaj saj.

Shkak u bë mungesa e prokurorëve të çështjes, pasi bashkë me kolegë nga SPAK e GJKKO ndodhen në një fatkeqësi familjare të prokurorit Sotir Kllapi.

Masën e kanë ankimuar edhe Embro Sulejmani, menaxher i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore nën hetim për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete.

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ ankimoi masën pa mbushur ende një javë nga ndalimi i saj për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

SPAK dyshon se Hyseni ka bashkëpunuar me Ergys Agasin, i cili është arrestuar më herët për çështjen e AKSHI-t, duke e pajisur këtë të fundit me të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.