🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 19 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,537 ▼ -0.84% ETH $2,331 ▼ -1.11% XRP $1.4312 ▼ -0.33% SOL $85.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
19 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Nesër raporti i KE-së për Maqedoninë, pritet rekomandim i ri i kushtëzuar

Komisioni Evropian nesër do t’i publikojë raportet më të reja të progresit për vendet-kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian në procesin e zgjerimit, me ç’rast Republika e Maqedonisë, si dhe shtatë herë më parë, e pret rekomandimin e ri për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Komisioni i jep rekomandim Maqedonisë, por të kushtëzuar me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe me implementimin e reformave urgjente. Kjo çështje sërish do ta hapet pas zgjedhjeve në prill të vitit 2016”, publikoi në konfrencën e vjetshme për shtyp në Bruksel, komisari për negociata për zgjerim Johanes Han.

Kësaj radhe, sipas pritjeve, përgatitet tekst identik në lidhje me rekomandimin e tetë të KE-së për Këshillin Evropian në lidhje me Maqedoninë, vend-kandidat për anëtarësim në BE nga viti 2005, vetëm që kësaj radhe kushti është “zgjedhje parlamentare kredibile dhe të pranuara më 11 dhjetor të vitit 2016”, të cilat pritet t’i japin fund krizës dyvjeçare politike.

Ajo që çudit është fshehtësia e raporteve për vendet e procesit të zgjerimit, përmbajtjen e të cilave, përfshirë edhe qeveritë e vetë vendeve, opinioni do t’i mësojë vetëm nesër herët në mëngjes, që nuk ka qenë rast asnjëherë deri më tani. Thuhet se raportet janë shtypura me vulë dhe mund t’i hapë vetëm eurokomisari Johanes Han, i cili nesër do t’i prezantojë para Kolegjit të komisarëve të Eurokomisionit, e pastaj rreth orës 11:00 edhe zyrtarisht do t’i prezantojë para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET). Konferenca zyrtare për shtyp e Hanit në KE, pritet të mbahet nesër në ora 13:00.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.