Netanyahu kërkon mbylljen e rrjetit informativ katariot të ”Al-Jazeera”-s
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka kërkuar mbylljen e zyrës së rrjetit informativ të Katarit “Al-Jazeera’’, duke e akuzuar atë për nxitje të dhunës në një vend të shenjtë të Jeruzalemit.
“Rrjeti informativ i “Al-Jazeera” vazhdon të nxisë dhunë në Malin e Tempullit. U kemi bërë thirrje disa herë autoriteteve të zbatimit të ligjit duke u kërkuar mbylljen e Al-Jazeera”, tha dje kryeministri Netanyahu në profilin e tij në “Facebook”.
“Nëse kjo nuk ndodh për shkak të interpretimit ligjor, unë do të përpiqem të nxjerrë ligjet e nevojshme për të larguar ‘Al-Jazeera’ nga Izraeli”, shtoi ai.
Zyra e Al-Jazeera nuk ka dhënë ende komente lidhur me këtë çështje.
“Al-Jazeera”, një rrjet informativ nga Izraeli, mbulonte gjerësisht tensionet e kohëve të fundit në Jeruzalem lidhur me masat e sigurisë izraelite në kompleksin e xhamisë “Al-Aqsa”, i njohur si Mali i Tempullit.
Izraeli hoqi sot të gjitha masat e sigurisë të vendosura së fundmi në një vend të shenjtë në Jerusalem, të cilat nxitën protesta të mëdha palestineze.
Rrjeti i “Al-Jazeera” është ndaluar në disa vende, duke përfshirë Egjiptin, Irakun, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Sirinë.