☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.04 ▲0.64%
ARI 4,470 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,301 ▲ +2.18% ETH $1,905 ▲ +1.54% XRP $1.0007 ▲ +0.72% SOL $75.7400 ▲ +1.65%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.04 ▲0.64 % ARI 4,470 ▼0.09 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.04 ▲0.64 % ARI 4,470 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
18 Aug 2026
Breaking
Arte

“NextWave Tirana:Youth Beats” në stinën koncertore të Fakultetit të Muzikës, me performanca pianistike, muzikë dhome..

Performanca pianistike, muzikë dhome, jazz dhe koncert koral janë pjesë e programit muzikor, që sjell festivali “NextWave Tirana: Youth Beats”. Me një program muzikor, që sjell në skenë talentet e reja, festivali po zhvillon edicionin e parë këtë qershor. Fakulteti Muzikës në Stinën Koncertore 2026 vijon me një tjetër aktivitet, edicionin e parë të festivalit “NextWave Tirana: Youth Beats”, i cili pas dy koncerteve më parë, vijon me të tjerë në datat 16 dhe 17 këtë muaj në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Festivali me drejtore festivali dhe projekti prof. asoc. dr. Armira Kapxhiu dhe drejtore artistike prof. asoc. Silvana Skënderi synon të sjellë në skenë talentet e reja të Fakultetit të Muzikës, Universiteti i Arteve, duke ofruar një seri koncertesh 4-ditore për publikun e gjerë të Tiranës. Universiteti i Arteve bën me dije se aktivitetet përfshijnë performanca pianistike, muzikë dhome, jazz dhe koncert koral, nën drejtimin e pedagogëve të njohur si Vojsava Mane, Genti Rushi, Bujar Alliu dhe Silvana Skënderi. “Studentët, tashmë në mbyllje të vitit akademik, do të kenë mundësinë të interpretojnë repertor të larmishëm dhe të demonstrojnë aftësitë e tyre para një audience të gjerë”, thuhet nga Universiteti i Arteve në Tiranë për këtë festival që po vijon me koncerte.

Koncertet në Universitetin e Arteve

Koncerti i parë më 9 qershor në hollin koncertor të Universitetit të Arteve solli studentë në piano, violinë, violonçel dhe violë që luajtën vepra të autorëve të njohur botërorë. Një koncert nën drejtimin e prof. Vojsava Mane që ishte i ndërtuar me vepra nga L. V. Bethoven, F. Mendelson dhe S. Rachmaninov. Koncerti i dytë solli studentët e Fakultetit të Muzikës, dega e Jazz, që sollën interpretimet e tyre më të bukura në këtë fundviti akademik. Ndërsa këtë mbrëmje festivali vijon me “Piano Pulse”, koncerti i studentëve të Fakultetit të Muzikës, dega Piano, në drejtimin e pedagoges prof. asoc. Silvana Skënderi, ku koncerti i fundit i festivalit do të jetë nesër për publikun.

Në këtë atmosferë artistike, festivali “NextWave Tirana: Youth Beats” po shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme për promovimin e brezit të ri të muzikantëve, ku bëhet edhe pjesë e aktiviteteve të tjera artistike dhe kulturore këtë sezon në Tiranë. Fakulteti i Muzikës zhvillon një jetë artistike aktive me pjesëmarrjen e gjerë të studentëve dhe pedagogëve. Gjithashtu përveç studentëve dhe pedagogëve të këtij fakulteti, janë me dhjetëra instrumentistët, këngëtarët dhe formacionet me muzikantë të ndryshëm të pranishëm në jetën artistike dhe akademike në Fakultetin e Muzikës dhe në Universitetin e Arteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.