⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e atentatit të dyfishtë të regjistruar në zonën e Dukagjinit, ku mbetën të vrarë Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç, ndërsa u plagos rëndë bashkëfshatari i tyre, Lazër Bashi.

Sipas gazetarit Elton Qyno, grupi hetimor dhe policia kriminale e Shkodrës janë përqendruar kryesisht në dy pista kryesore:

Konfliktet familjare: Verifikimi i divorcit të 57-vjeçarit, Lekë Gjoni, nga ish-bashkëshortja e tij. Policia ka shoqëruar disa persona, përfshirë ish-kunetër dhe të afërm të ish-gruas.

Aktiviteti i paligjshëm: Pista e tejskajshme e kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit, një fenomen i njohur që shpesh ka shërbyer si motiv për ngjarje kriminale në këtë rajon.

Detajet e reja nga dinamika e atentatit

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka qenë një pritë e mirëorganizuar. Babë e bir po udhëtonin me një fuoristradë nga fshati Mgull në drejtim të Shkodrës, kur në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth dy kilometra larg lidhjes së Pultit me Shoshin, dy persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri.

Zbrazja e karikatorëve: Mbi 50 plumba, të shkrepur nga dy armë automatike kallashnikov, janë drejtuar ndaj mjetit, duke bërë që drejtuesi Lekë Gjoni të humbasë kontrollin dhe makina të dalë nga rruga.

Mjeti i autorëve: Pas krimit, autorët dyshohet se janë larguar me një fuoristradë, e cila është gjetur e djegur disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Autoritetet kompetente vijojnë veprimet e thelluara hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.