☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.07 ▼2.55%
ARI 4,324 ▼1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,084 ▼ -2.32% ETH $1,735 ▼ -3.05% XRP $1.1707 ▼ -3.33% SOL $71.3200 ▼ -2.79%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.07 ▼2.55 % ARI 4,324 ▼1.32 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.07 ▼2.55 % ARI 4,324 ▼1.32 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Nga interpelancat te Kodi Rrugor dhe energjia, ja çfarë pritet në seancën e sotme të Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte (18 qershor) në orën 10:00, në seancë plenare, ku pritet të shqyrtojë një rend dite të ngjeshur në focus të të cilit do të jenë 3 interpelanca, një seancë pyetje–përgjigje dhe një sërë projektligjesh me rëndësi.

Seanca nis me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 11 qershorit dhe njoftimeve të zakonshme, ndërsa më pas pritet të kalojë në një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës: informimin mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

Vëmendja kryesore pritet të përqendrohet te kontrolli parlamentar, ku janë parashikuar tre interpelanca dhe një seancë pyetje–përgjigje me ministra të qeverisë. Një interpelancë urgjente do të zhvillohet me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Ndërkohë, deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, ndërsa deputetja Ina Zhupa do të kërkojë sqarime nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Në vijim, Ministrja e Shëndetësisë do t’i përgjigjet edhe pyetjeve të deputetit Erald Kapri në një seancë të posaçme pyetje–përgjigje.

Pas pjesës së kontrollit parlamentar, Kuvendi kalon në shqyrtimin e një pakete të gjerë projektligjesh, ku përfshihen projektligji “Për dhënie amnistie”, si dhe disa ndryshime në “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, që pritet të sjellin debat mes palëve politike. Në rend dite janë gjithashtu projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”, ligji për informacionin elektronik të transportit të mallrave dhe ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore.

Në pjesën e fundit të seancës pritet shqyrtimi i një sërë projektvendimesh me karakter organizativ dhe afatgjatë, përfshirë Planin Strategjik të Kuvendit 2026–2030 dhe ngritjen e disa nënkomisioneve parlamentare në fusha si auditimi publik, administrata shtetërore, zhvillimi i qëndrueshëm, bujqësia dhe integriteti i informacionit publik, përfshirë edhe luftën ndaj dezinformimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.