☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.56 ▲0.45%
ARI 4,166 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,450 ▲ +0.01% ETH $2,506 ▼ -0.26% XRP $1.3707 ▲ +0.1% SOL $107.0500 ▼ -0.33%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.56 ▲0.45 % ARI 4,166 ▼0.27 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.56 ▲0.45 % ARI 4,166 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kronika

Nga konflikti për një vajzë te tentativa për vrasje në kalçeto, zbardhet ngjarja në Shkodër

Një konflikt i hershëm mes dy të rinjve, që dikur kanë qenë shokë të afërt, përfundoi në një tentativë vrasjeje brenda një kalçetoje në Shkodër.

Klaus Fermosi, 25 vjeç, dyshohet se ka shkuar në ambientet e fushës sportive mbrëmjen e 11 tetorit me qëllimin për të vrarë Jozefin Ujkën, 26 vjeç, por tentativa e tij ka dështuar pasi pistoleta me të cilën tentoi ta qëllonte nuk është shkrepur.

Pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim Klaus Fermosin, i cili dyshohet se ka tentuar të ekzekutojë me armë zjarri 26-vjeçarin brenda ambienteve të kalçetos.

Ndërkohë, blutë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas të dhënave paraprake, 25-vjeçari ka hyrë në ambientet e fushës sportive dhe i ka drejtuar armën e zjarrit Jozefin Ujkës, duke tentuar ta qëllojë. Por pistoleta nuk ka shkrepur, duke bërë që tentativa e dyshuar për vrasje të mos përfundonte në tragjedi.

Në ato momente, në kalçeto ndodheshin edhe persona të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë duke larguar Fermosin nga vendi i ngjarjes.

Kjo ndërhyrje, së bashku me faktin që arma nuk u shkrep, bëri që Jozefin Ujka t’i shpëtonte mrekullisht asaj që mund të kishte përfunduar në një vrasje. Konflikti nisi 5 vite më parë për një vajzë.

Pas kësaj ngjarjeje dyshohet se fshihet një konflikt i vjetër mes dy të rinjve, të cilët më herët kanë qenë shokë të afërt. Rreth pesë vite më parë, Klaus Fermosi dhe Jozefin Ujka janë përfshirë në një konflikt për shkak të një vajze.

Në atë kohë, situata mes tyre u mbyll pas ndërhyrjes së dy familjeve, të cilat arritën ta zgjidhnin përplasjen. Megjithatë, duket se marrëdhënia mes dy të rinjve nuk është normalizuar përfundimisht.

Rreth një vit më parë, ata dyshohet se e kanë rihapur konfliktin, duke rikthyer përplasjet mes tyre.

Tashmë, kjo përplasje e vjetër dyshohet se ka arritur deri në përdorimin e armës së zjarrit teksa i dyshuari Fermosi tentoi të vriste Jozfin Ujkën.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në ambientet sportive, ku në atë moment ndodheshin edhe persona të tjerë, të cilët u gjendën përballë një situate të rrezikshme.

Policia e Shkodrës vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa po punojnë për kapjen e Klaus Fermos-it, i shpallur në kërkim si i dyshuar për tentativën e vrasjes së Jozefin Ujkës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.