☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,673 ▼0.46%
DOW 52,991 ▼0.88%
NASDAQ 26,097 ▼0.89%
NAFTA 86.54 ▲2.55%
ARI 4,568 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,323 ▲ +5.16% ETH $2,321 ▲ +10.58% XRP $1.2655 ▲ +18.63% SOL $86.9700 ▲ +6.2%
S&P 500 7,673 ▼0.46 % DOW 52,991 ▼0.88 % NASDAQ 26,097 ▼0.89 % NAFTA 86.54 ▲2.55 % ARI 4,568 ▲0.5 % S&P 500 7,673 ▼0.46 % DOW 52,991 ▼0.88 % NASDAQ 26,097 ▼0.89 % NAFTA 86.54 ▲2.55 % ARI 4,568 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Nga nesër 5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Të ardhurat shtesë nga rritja e çmimit të naftës po kthehen në bonus për pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në qeveri të Aktit Normativ në mbledhjen e qeverisë, duke e cilësuar atë si një pasqyrë të rritjes së ekonomisë shqiptare dhe të mundësive që ajo krijon për të rritur mbështetjen sociale dhe investimet në sektorë strategjikë.

Rama tha se rritja ekonomike ka bërë të mundur akordimin e një bonusi të ri për pensionistët, ndërsa nënvizoi se të ardhurat shtesë të krijuara nga rritja e çmimit të naftës do t’u rikthehen qytetarëve përmes bonusit për pensionistët.

Kreu i qeverisë tha se gjithashtu është rritur mbështetja financiare për personat me aftësi të kufizuara, fëmijët me aftësi të veçanta, fëmijët me autizëm dhe kujdestarët e tyre.

“Akti Normativ i qershorit që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët, një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm e të tjerë, si edhe kujdestarët e tyre. Në ditët në vijim do të shpjegojmë çdo masë, por mbetet domethënës fakti që të ardhurat shtesë nga rritja e çmimit të naftës po kthehen në bonus për pensionistët”, shkruan Rama.

Me vendim të qeverisë, më herët ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se është akorduar një bonus i ri për pensionistët me vlerë 5 mijë lekë, i cili do të nisë të shpërndahet që nga dita e nesërme, 1 korrik.

Bonusi do të përfitohet nga të gjitha kategoritë e 777.200 pensionistëve, përfshirë 656.325 pensionistë të pleqërisë dhe pensionit social, 65.636 përfitues të pensionit të invaliditetit, 48.400 përfitues të pensionit familjar, si dhe 6.840 përfitues të trajtimeve të veçanta financiare. Efekti financiar i kësaj mase është rreth 3,7 miliardë lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.