Kosova

Nga parajsat fiskle te lidhjet me Serbinë, e vërteta e mbylljes së “Klan Kosovës”

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të mos toleruar shkeljet e “Klan Kosovës” ka shkaktuar debate të shumta. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoni dje se ka refuzuar ankesën “Klan Kosovës” për pezullimin e licencës së biznesit, duke bërë që vendimi të marri formë të prerë dhe tani është vetëm gjykata ajo që vendos.

Kjo ka sjellë shumë reagime. Brenda dhe jashtë Kosovës flitet se po i mbyllet goja medias. Por në fakt a është e vërtetë kjo?

Së pari, vendimi i ministrisë nuk ka të bëjë me “Klan Kosovën”, por me kompaninë që e ka në pronësi televizionin. Shkak është bërë mosdeklarimi i saktë i adresave të regjistrimit të saj. Ministria i la kohë të rregullohen dokumentet dhe kjo nuk ka ndodhur. Kjo si duket sepse situata nuk është aq e thjeshtë sa duket.

Falë një investigimi të bërë nga “KosovaNews”, rezulton se pronësia e televizionit “Klan Kosova” është tepër e ndërlikuar. Ajo fillon nga një shtetas shqiptar kur është hapur në vitin 2008, blihet nga një shtetas i Kosovës në vitin 2013, pastaj ai pronësinë e kalon në kompaninë e tij të hapur në Maqedoni, ku është i regjistruar si shtetas i Serbisë. Pastaj shitet në vitin 2015 në parajsat fiskale në ishujt Virxhin dhe përfundon përsëri në Maqedoninë Veriore në vitin 2021, ku edhe pronari aktual e ka të regjistruar në pronësi të kompanisë së tij të hapur me pasaportë serbe me adresë “Djakovica, Serbia” (srb. Gjakovë, “Serbi” sic.) dhe ku sipas dokumenteve figuron se kjo kompani e inkorporuar në Maqedoninë e Veriut si shpk një-anëtarëshe (DOOeL) është një shtetas i huaj dhe atë nga Serbia!

Po, Po. Nga Serbia, ku adresa a pronarit figuron si: “Ul. Hisni Zajmi, Djakovica, Serbia”. Pra sipas të dhënave zyrtare pronar “me letra” i Klan Kosovës rezulton të jetë z. Kushtrim Gojani, i cili pronësinë e Klan Kosovës e ka në një kompani me veprimtari hollding në Maqedoninë Veriore. Gojani këtë kompani e ka regjistruar si investim i huaj nga Serbia, ku si adresë e tij në cilësinë e pronarit dhe drejtorit figuron: Rr. Hysni Zajmi në Gjakovë, Serbi, por që qyteti jug-perëndimor i Kosovës, sipas akteve ligjore që ai ka nënshkruar, na qenka në Serbi.

Televizioni Klan Kosova fillimisht është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës në vitin 2008, me pronar Aleksandër Frangajn nga Shqipëria. Më pas e blen një person krejtësisht anonim për opinionin publik, së paku për botën e gazetarisë e mediave, që quhet Florent Nallbani, me adresë të regjistruar në Rr. Fehmi Agani në Pejë.

Më 15 janar 2014, z. Nallbani pronësinë e Klan Kosovës e kalon në Maqedoni duke ja dhuruar të gjitha aksionet kompanisë “K-Media Corporation DOOEL”. Në po në atë kohë drejtor i “Klan Kosovës” ishte emëruar Baton Haxhiu i cili ishte edhe përfaqësues i autorizuar i kompanisë Klan Kosova Sh.P.K nga viti 2014 e deri më 2020.

Sipas të dhënave të regjistrit tregtar të Maqedonisë së veriut (crm.com.mk) edhe kompania “K-Media Corporation Dooel” ishte pronë e Florent Nallbanit, të cilën adresa e këtij të fundit figuronte si “Peç Serbia” (srb./maq. Pejë, “Sebi”), ndërsa në certifikatën e regjistrimit të kësaj kompanie, figuron të jetë një investim i huaj nga Serbia!?

Më 2 dhjetor 2015 “ K-Media Corporation DOOEL” që kishte në pronësi Klan Kosovën, aksionet ja shet një kompanie fantazmë “Saine Group” LTD, me seli në British Virgjin Islands, një parajsë fiskale.

Interesante është se adresa e “Seine Group” LTD është në PO BOX 3136, Road Toën Tortola, British Virgin Islands, del të jetë adresa ku janë të regjistruara me qindra kompani që lidhen me evazion fiskal, pastrim parash, fshehje të pasurisë së zyrtarëve të korruptuar, politikanëve e diktatorëve të vendeve të ndryshme, kryesisht nga gadishulli arabik, Amerika latine, Evropa lindore dhe oligarkëve rusë.

Praktikat juridike për kalimin e aksioneve nga K-Media Corporation DOOEL tek kompania nga British Virgin Islands i ishte besuar një kompanie avokatësh nga Prishtina, të përfaqësuar nga z. Blerim Prestreshi, sipas autorizimit (Poëer of Attorney) të dhënë nga një avokat nga Qiproja, z. Marinos Stylianides, i cili në këtë autorizim të shkruar figuron si drejtor dhe sekretar i kompanisë “Seine Group” LTD.

Pra, që nga viti 2015 e deri më 2020 aksionet e Klan Kosovës ndodheshin në “Parajsën në det të hapur”, vendin ideal për pastrimin e parave të politikanëve të korruptuar e oligarkëve botërorë dhe sidomos oligarkëve rusë.

Më 17 prill 2020, 100% të aksioneve të Klan Kosova Sh.P.K i blen kompania nga Maqedonia “KGOMEDIA INVESTMENT” DOOEL e regjistruar si investim i huaj nga Serbia.

Kjo kompani është në pronësi të Kushtrim Gojanit, të cilën e ka të regjistruar me pasaportë Serbe dhe si adresë i figuron Gjakovë, “Serbi”. Në certifikatën e regjistrimit të Maqedonisë përshkruhet si investim i huaj nga Serbia. Por në të vërtetë të gjithë e dinë se televizionin e kanë vëllezërit Devolli, të cilët janë kujdesur ta fshehin në letra një gjë të tillë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button