Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.51 ▼1.56%
ARI 4,077 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,140 ▲ +4% ETH $1,646 ▲ +4.38% XRP $1.0742 ▲ +3.01% SOL $79.9100 ▲ +5.86%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.51 ▼1.56 % ARI 4,077 ▼0.13 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.51 ▼1.56 % ARI 4,077 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Bota

Nga “Spider-Man” te “The Odyssey”: 10 filmat e rinj që pritet të dominojnë korrikun

– Korriku sjell në kinema dhe në platformat online, një sërë filmash të rinj, nga superprodhime të mëdha aksioni deri te drama dhe histori më artistike, shkruan BBC.

Me aktorë të njohur si Tom Holland, Zendaya dhe Matt Damon, si dhe regjisorë të famshëm si Christopher Nolan, ky muaj pritet të jetë plot me premiera për adhuruesit e filmave.

Më poshtë renditen 10 filmat kryesorë që dalin këtë korrik:

1.”Evil Dead Burn”

Një film horror ku një darkë familjare shndërrohet në makth, kur njerëzit fillojnë të kthehen në krijesa demonike. Filmi do të shfaqet më 8–10 korrik.

2.”The Odyssey”

Një film epik nga Christopher Nolan, me Matt Damon në rolin kryesor. Ai tregon udhëtimin e Odiseut për t’u kthyer në shtëpi pas luftës së Trojës. Filmi do të shfaqet më 15–17 korrik.

3.”Spider-Man: Brand New Day”

Peter Parker fillon një jetë të re, ku askush nuk e mban mend. Ai përballet me armiq të rinj dhe sfida të vështira personale. Filmi do të shfaqet më 29–31 korrik.

4.”Enola Holmes 3″

Enola Holmes kthehet në një aventurë të re për të shpëtuar vëllain e saj Sherlock. Filmi do të shfaqet në “Netflix” më 1 korrik.

5.”Minions & Monsters”

Minionat shkojnë në Hollivudin e viteve 1920 dhe përfshihen në një aventurë me përbindësha. Filmi do të shfaqet më 1–3 korrik.

6.”Moana”

Versioni i ri me aktorë realë i historisë së Moanas, me Dwayne Johnson në rol kryesor. Filmi do të shfaqet më 8–10 korrik.

7. “Gail Daughtry and the Celebrity Sex Pass”

Një komedi ku, një ide e çuditshme, për një “leje për të fjetur me një person të famshëm” shkakton shumë situata qesharake dhe absurde. Filmi do të shfaqet në SHBA më 10 korrik.

8.”Remake”

Një dokumentar i ndjerë, që flet për jetën dhe humbjen personale të regjisorit Ross McElwee. Filmi do të shfaqet në SHBA më 10 korrik.

9.”Reading Lolita in Tehran”

Një histori për një profesoreshë në Iran, që krijon një klub të fshehtë leximi për gratë, në një shoqëri të shtypur. Filmi do të shfaqet në SHBA më 10 korrik.

10.”Her Private Hell”

Një film futurist dhe i errët ku një aktore përballet me një botë të dhunshme dhe misterioze. Filmi do të shfaqet më 24 korrik. /

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.