☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.37 ▼0.75%
ARI 4,050 ▲2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,591 ▲ +2.01% ETH $2,328 ▲ +2.57% XRP $1.2906 ▲ +2.8% SOL $93.5600 ▲ +1.24%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Nikolloski: Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 8 do të nis në fund të vitit

Përgatitjet për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, ndërsa gjatë muajit gusht do të mbahen prezantime publike të studimeve të realizuara. Pas kësaj faze, vijon përgatitja e kontratave për financim dhe për realizimin e projektit, si dhe prezantimi i kushteve të financimit para Kuvendit, informoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.

Ai konfirmoi se afati për fillimin e punimeve mbetet fundi i këtij viti.

“Përgatitjet për ndërtimin e Korridorit 10 po zhvillohen në mënyrë të shkëlqyer. Studimi mjedisor dhe studimi për ndikimin social janë përfunduar. Në fillim të gushtit do të organizohen prezantime publike – të paktën katër, në Shkup, Veles, Demir Kapi dhe Gjevgjeli – ku banorët lokalë do të mund të njihen me përmbajtjen e dokumenteve. Bëhet fjalë për një dokument cilësor prej rreth 1.600 faqesh që mbulon të gjitha aspektet. Pas prezantimeve, dokumenti i nënshtrohet rishikimit dhe përfshirjes së komenteve të komunitetit lokal. Sipas marrëveshjes që kemi, kjo fazë duhet të përfundojë deri më 31 gusht, pas së cilës hyjmë në konkretizimin dhe përgatitjen e kontratave për financim dhe për realizimin e projektit. Gjithçka po zhvillohet sipas planit”, deklaroi Nikolloski.

Nikolloski theksoi se, në përputhje me legjislacionin vendor për financim, kushtet do të prezantohen publikisht në Kuvend dhe se deri atëherë nuk mund të bëhen publike për opinionin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.