Politika

Nis aksioni i pastrimit të Tiranës, Veliaj bën thirrje për pjesëmarrje

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Bashkia e Tiranës ka nisur në orët e paradites së të premtes aksionin për pastrimin e qytetit.

Kryebashkiaku Veliaj zgjodhi njësinë administrative të Farkës për të nisur këtë aksion. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të “japin një dorë” në pastrimin e kryeqytetit.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin. Na duhet vetëm një orë kohë e gjithësecilit prej jush për të patur një qytet më të pastër. E nisëm nga Farka dhe unë do të jem edhe në disa njësi të tjera gjatë ditës. Tirana do të ngryset më e patër seç u gdhi, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ndaj Këshilli Bashkiak vendosi rritjen e gjobave për ndotësit”, tha Veliaj.

Në disa zona, aty ku ndotja është më e madhe, në aksion është përfshirë ushtria me mjetet e saj të rënda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button