☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 97.89 ▲0.07%
ARI 4,144 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,494 ▲ +2.24% ETH $2,469 ▲ +2.98% XRP $1.3570 ▲ +4.29% SOL $106.8900 ▲ +2.21%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 97.89 ▲0.07 % ARI 4,144 ▲0.04 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 97.89 ▲0.07 % ARI 4,144 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Nis fushata vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit

Byroja Kosovare e Sigurimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e Bankës Qendrore të Kosovës, ka lansuar sot fushatën vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit, raporton KosovaPress.

Në konferencën e lansimit u tha se qëllimi i kësaj nisme është rritja e informimit të qytetarëve mbi përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit, si një mekanizëm praktik dhe efikas për trajtimin e aksidenteve me dëme materiale.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, foli për rolin e Policisë së Kosovës në garantimin e sigurisë në komunikacion dhe në menaxhimin e rasteve të aksidenteve rrugore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përdorimit të Raportit Evropian të Aksidentit për trajtimin më efikas të rasteve me dëme materiale.

“Pasqyrimi i gjendjes së sigurisë në komunikacion për periudhën janar-maj tregon se numri i aksidenteve me persona të vdekur është pothuajse i njëjtë, me 38 persona që kanë humbur jetën. Ndërkaq, aksidentet me dëme materiale kanë shënuar rënie. Kosova, në krahasim me disa shtete të rajonit, qëndron dukshëm më mirë sa i përket numrit të personave që humbin jetën në aksidente trafiku. Kjo edhe përkundër faktit se numri i automjeteve dhe i shofereve është rritur vazhdimisht, ndërsa aktualisht kemi rreth 950 mijë shoferë të licencuar”, tha Hoxha. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.