☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,730 ▲0.23%
DOW 52,551 ▲0.11%
NASDAQ 26,571 ▲0.55%
NAFTA 97.40 ▼0.43%
ARI 4,152 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,670 ▲ +2.33% ETH $2,466 ▲ +2.78% XRP $1.3562 ▲ +4.24% SOL $106.7100 ▲ +2.12%
S&P 500 7,730 ▲0.23 % DOW 52,551 ▲0.11 % NASDAQ 26,571 ▲0.55 % NAFTA 97.40 ▼0.43 % ARI 4,152 ▲0.23 % S&P 500 7,730 ▲0.23 % DOW 52,551 ▲0.11 % NASDAQ 26,571 ▲0.55 % NAFTA 97.40 ▼0.43 % ARI 4,152 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë

Askush nuk i është përgjigjur thirrjes për organizim nga Prishtina drejt protestave në Tiranë.

Prej 24 orësh në rrjetet sociale qarkulloi një video që bëri thirrje për pjesëmarrje në protestat kundër qeverisë shqiptare.

Në materialin e shpërndarë kryesisht në Instagram thuhet se nisja do të bëhej në orën 12:00 nga parkingu pas Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Megjithatë, ai shesh mbeti bosh.

Thirrja vjen në një moment kur përfshirja e mbështetësve të Vetëvendosjes në protestat shqiptare është fakt dhe objekt përplasjesh edhe në Kosovë.

Në ditët e para të protestave të dhunshme, dy shtetas nga Kosova u ndaluan gjatë protestave në Tiranë. Ata deklaruan se janë mbështetës të Albin Kurtit.

Vëllai i ministres së Kurtit, Fitore Pacolli, doli me deklaratë pro protestave të dhunshme në Tiranë, ndërsa vetë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pranoi se njerëzit e Vetëvendosjes janë në protestë.

“Nuk mund të mbahet Vetëvendosje përgjegjëse nëse mbështetësit tanë shkojnë e protestojnë atje”, tha Albulean Haxhiu.

Edhe deputetët e VLEN në Maqedoninë e Veriut nuk kanë mbetur pasivë.

Bekim Qoku, njeriu direkt i Kurtit që bëri lëmsh shqiptarët e Maqedonisë, bëri thirrje direkt për rrëzimin e qeverisë në Tiranë.

Ai u ndalua nga autoritetet shqiptare në doganë më 8 korrik 2026, në kulmin e protestave të Flamingove, në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Së bashku me të ishin deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murteza.

Por angazhimi i tyre në protestat e Tiranës nuk është pritur mirë nga shqiptarët atje.

“Komuna Çair dhe ti VLEN, në Çair e kënaqët e doni të rregulloni punët e shqiptarëve në Shqipëri?! VLEN, studentët kërkojnë respektimin e ligjit për gjuhët!”, tha Bekim Berisha.

Madje, ai ka përgënjeshtruar edhe pretendimin se Shvercerat, tifozët e Shkupit, kanë dalë në mbështetje të protestës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.