Ekonomia
Nis sezoni i ri turistik, Shqipëria heq vizat përkohësisht
Nga 15 maji deri në 1 nëntor shtetasit nga vendet e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri.
Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave bëhet në prag të çeljes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit propozuan praktikën e heqjes së përkohshme të vizave për tërheqjen e turistëve të huaj për këtë sezon vjetor. Shtetasit e këtyre vendeve lejohen që gjatë periudhës së parashikuar të hyjnë në territorin shqiptar vetëm me pasaportë udhëtimi.