☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.83 ▼0.91%
ARI 4,033 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,788 ▼ -0.34% ETH $2,313 ▼ -0.21% XRP $1.2986 ▲ +0.82% SOL $100.1100 ▼ -0.88%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.83 ▼0.91 % ARI 4,033 ▼0.13 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.83 ▼0.91 % ARI 4,033 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

AAK shpreh keqardhje për mospjesëmarrjen e Vetëvendosjes në protestën e sotme

Zyrtarët e AAK’së janë shprehur të rezervuar të thonë kritikë për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka vendosur t’i bojkotojë protestat e Opozitës. Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Smajl Latifi ka thënë se i vjen keq që VV s’është pjesë e kundërshtimit të Qeverisë. Madje, ka thënë se keqardhja shtohet kur dihet se zyrtarët e Vetëvendosjes vazhdimisht kanë mbajtur bajrakun e protestave kundër Qeverisë ndërsa tash kanë vendosur të heshtin.

Lëvizja Vetëvendosje përfundimisht ka vendosur të mos jetë pjesë e protestave të AAK’së dhe NISMA’s pasi vendimi i tyre për protestë ishte marrë pa u konsultuar me “shefat e VV’së”. Ky veprim i Vetëvendosjes po shihet me keqardhje nga udhëheqësit e Aleancës për Ardhshmërinë e Kosovës.

Në Partinë e Ramush Haradinajt hezitojnë të thonë ndonjë kritikë për veprimet e Vetëvendosjes derisa konsiderojnë se të vetëm do të vazhdojnë kauzën për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Na vjen keq që Vetëvendosje s’po i përkrahë protestat”, ka thënë Smajl Latifi, anëtar i Kryesisë së AAK’së. Latifi  ka thënë për Express se protesta e sotme do të jetë dinjitoze, paqësore e demokratike.

“Vazhdim i kundërshtimit të Qeverisë antikushtetuese, kundër keqqeverisje, krimit të organizuar në shkallë endemike, pastaj, kundër kapjes së shtetit dhe për zgjedhje të lira të jashtëzakonshme si dalje e vetme e mirë e mundshme që mandati t’i kalojë qytetarit”, ka shtuar ai. AAK po vazhdon të mbetet në opozitë prej një dekade. Ishte afër të merrte udhëheqjen e Qeverisë pas zgjedhjeve të fundit, por marrëveshje me LDK’në dështoi dhe përsëri mbeti jashtë pushtetit. Protesta e tyre fillon, sot, në orën 14 dhe është e para e organizuar ndonjëherë nga AAK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.