Kronika

Emërimi i drejtorëve/ Debate të forta në PS-në e Shkodrës, Pëllumbi: Vetëm Meta e zgjidh këtë çështje

“Presidenti duhet t’i drejtohet KQZ, për t’i kërkuar një datë. KQZ-ja i është drejtuar me një letër, nuk i ka dhënë përgjigje, priste 13 tetorin. Tani 13 tetori ka kaluar dhe sigurisht që Presidentit do t’i kërkohet që të caktojë një datë tjetër në Shkodër, nëse do ta bëjë këtë. Gjithsesi  është në tagrin e Presidentit të Republikës për të gjykuar edhe për të vendosur këtë gjë. Pa një datë nga Presidenti i Republikës nuk mund të kemi zgjedhje lokale të pjesshme në Shkodër. Në lidhje me deklaratat e Bashës ato janë deklarata tashmë të përsëritura, edhe pse në vetvete përbëjnë një hap përpara në ç’tensionimin e situatës e cila u tensionua në mënyrë krejtësisht artificiale. Për këtë arsye ne jemi një dorë e shtrirë për të bashkëpunuar me opozitën, por ky bashkëpunim kalon nëpërmjet një komisioni që është Komisioni Zgjedhor. Ne nuk mund të kemi një palë zgjedhje, qofshin këto edhe të 2021-shit, në qoftë se nuk materializojmë në Kodin Zgjedhor, ndryshimet që janë kërkuar të paktën nga OSBE-ODIHR, pastaj edhe ndryshimet që kërkojmë ne vetë si forca politike. Rruga në të cilën kalojnë këto ndryshime është e pa diskutuar që kalon nëpërmjet komisionit kuvendor dhe do të aprovohet në kuvendin e Shqipërisë nga ata deputet që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka një rrugë tjetër. E dyta Zoti Basha dhe të gjitha  opozitarë,  të cilët dolën nga sistemi, ndërmorën një akt ekstrem, i cili rezultoi i dështuar. Në fillim duhet të reflektojnë një llojë mea-culpa për atë që bënë. Pastaj të heqin ultimatumet dhe lëvizjen e zotit Basha këtë radhë e shikoj pikërisht, si një largim ndoshta nga ultimatumet. Por që të kalojmë në zgjedhje, çfarëdolloj zgjedhjesh që të jenë ato. Ne kemi nevojë për një kod të ri zgjedhor. Pa e bërë kodin e ri zgjedhor, dhe pa instaluar kulturën që humbësi ti jap dorën fituesit, dhe ta lejoi fituesin të bëjë qeverisjen e tij në katër vitet që vijnë, për sa kohë do ketë mazhoranca në parlament apo mbështetjen në elektorat, ne nuk do të mbërrijm ndonjë gjë. Ne kemi bërë shumë palë zgjedhje, të gjithë i dimë problematikat e zgjedhjeve tona, nuk na I ka bërë as sistemi, as kodi, na I ka bërë mënyra se si ne e zbatojmë dhe si ne sillemi sidomos në raport me të nesërmen e ditës së zgjedhjeve. Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvëndëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS. Në të gjitha bashkitë e vëndit këtë proces e menaxhon kryetari partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste. Në Shkodër me qenëse nuk I kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës”, u shpreh ai.

Përsa i përket emërimit të drejtorëve të drejtorive, Pëllumbi u shpreh:

“Unë e kuptoj që edhe kjo pjesë ka një rëndësi të madhe sepse pikërisht ka të bëjë me shërbimet që ofron administrate ndaj qytetarëve të Shkodrës por edhe më gjër. Por nuk është pjesë e kësaj bisede sot, nuk është pjesë e këtij takimi sot. Ne kemi ngritur një grup qytetarësh të spikatur ndofta edhe një cikë më i gjerë se kaq, të cilët janë duke bërë propozimet e tyre për emra që ata mendojnë se mund të jenë përfaqësuesit më të mirë të qytetarëve të Shkodrës për të drejtuar institucionet qofshin ato shtetërore qofshin lokale. Në këtë konsensus pak të gjërë sigurisht fjla e fundit I takon qeverisë, I takon ministrave, I takon kryeministrit, në dijenin time është një proces që po zhvillohet. Duhet të kuptoni dhe të mirëkuptoni që nuk është një proces I lehtë se po të ishte I tillë bëhej me një të rënë të lapsit. Po përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme për të dhënë përfaqësuesit më dinjitoz, qoft për PS-në qoftë edhe për drejtuesit e administratës.”

I pyetur nëse presidenti cakton një datë të zgjedhjeve të pjesshme në Shkodër a do të lejohet Voltana Ademin të qëndrojë edhe 4 vite, Pëllumbi deklaroi:

“Kjo nuk është se varët në dorën tonë. Ne duhet të kemi zgjedhje në Shkodër. Zgjedhje lokale të cilat duhet ti shpall Presidenti I Republikës. Kjo është ajo cka kemi sot. Nuk kemi një mundësi tjetër. Pra, ju e dini që ne për Presidentin e Republikës, për qëndrimin që ai mbajti ndaj zgjedhjeve të 30 qershorit për dekretimin dhe zhdekretimit e datës së zgjedhjeve, ne si forcë politike dhe si mazhorancë kemi kërkuar shkarkimin e tij nga ajo detyrë. Kemi ngritur një komision, kemi kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias, komisioni është sot në punë duhet të dalin me një raport. Të gjykojmë nëse raporti I Komisionit do të jetë për shkarkimin apo jo. Në varësi si do ta gjykojnë ata që Presidenti ka bërë shkelje kjo nuk diskutohet, që Presidenti nuk e ka pasur kompetencë zhdekretimin e datës së dhe kjo është e vërtetuar tashmë nga Komisioni i Venecias. Nëse kjo quhet apo jo shkelje e rëndë e Kushtetutës, duhet ta vendosin Komisioni, në raportin që do ti paraqesin seancës e cila do votohet pastaj. Por në fund fare, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Dhe mua më vjen mirë që jemi duke ecur në rrugën e konstituimit të shpejtë edhe të Gjykatës Kushtetuese, për ti dhënë përgjigje një sërë problematikash kanë ngelur pezull dhe presin vendimet e saj.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button