Kronika

Tritol makinës që përdorte nëndrejtori i ALUIZN-it në Durrës

Një sasi tritoli shpërtheu në makinën që përdorej nga nëndrejtori i ALUIZN-it të Durrësit, Gerti Aleksi. Makina ishte parkuar në sheshin poshtë pallatit ku banonte Aleksi.
Rreth 50 gram eksploziv ishte vendosur në pjesën e përparme të Fuoristradës me targa AA 780 OL. Sipas policisë, mjeti përdorej nga nëndrejtori i ALUIZN-it, Gerti Aleksi, megjithëse rezultonte në pronësi të një të afërmi të tij.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar pasi makina qëndronte e parkuar prej një ore. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Pista kryesore e hetimit është se tritoli u vu si paralajmërim për Aleksin për shkak të detyrës së tij tek Aluizni.
Por ky i fundit gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori i vendosjes së eksplozivit në makinë.
Policia sekuestroi kamerat e sigurisë afër vendit ku ndodhi shpërthimi, me qëllim gjetjen e filmimeve të personave që vendosën tritolin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button