☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,746 ▼ -0.71% ETH $2,478 ▼ -2.19% XRP $1.3398 ▼ -2.12% SOL $99.6600 ▼ -2.29%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Nisma kineze 16+1: Shqipëria, e gatshme për projekte kombëtare dhe ndër-rajonale

Shqipëria e shikon nismën 16+1, si një platformë të rëndësishme komunikimi dhe ndërveprimi, theksoi dje zëvëndëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Senida Mesi.

Në fjalën e saj në Samitin e 6-të mes Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, e njohur si NISMA 16+1, të zhvilluar në Budapest, Hungari, Mesi theksoi rëndësinë e kësaj nisme si një instrument shumë i mirë bashkëpunimi ndërmjet shteteve në drejtim të rritjes dhe përforcimit edhe më tej të marrëdhënieve mes tyre në fusha të ndryshme.

Zv/kryeministrja shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të vazhduar angazhimin me projekte konkrete kombëtare dhe ndër-rajonale në infrastrukturë rrugore e hekurudhore, energji, turizëm apo bujqësi, të cilat do të përmirësojnë edhe më tej cilësinë dhe efektivitetin e këtij partneriteti.

Në kuadër të Samitit, u firmosën 2 marrëveshje bashkëpunimi me Kinën: një në fushën e doganave dhe një në fushën e energjisë, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes vendeve.

Përveç takimeve të liderëve, Samiti u shoqërua edhe me një forum biznesi dhe me takime mes koordinatorëve kombëtarë të çdo vendi. Në të njëjtën kohë, u firmos edhe “Udhërrëfyesi i Budapestit”, i cili do të përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse.

Shqipëria mbetet mbështetëse e çdo nisme që sjell përfitime të ndërsjella për ekonominë dhe popujt tanë dhe është e vendosur për të ndjekur nismat e ndërmarra duke u përpjekur t’i kombinojë ato me agjendën e integrimit evropian, të cilat së bashku janë dhe duhet të jenë në unison të plotë, me qëllim harmonizimin e projekteve të Nismës me standardet dhe kuadrin ligjor të BE-së.

Nisma 16+1 synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse, 11 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Drejtimet dhe fushat e bashkëpunimit në kuadër të kësaj Nisme, janë në të njëjtën linjë me prioritetet aktuale që ka Shqipëria dhe në shumë prej tyre, vendi ynë ka mundësi për të ofruar dhe realizuar bashkëpunime e përfitime konkrete në fusha të ndryshme si: energjia, infrastruktura, transporti, industria nxjerrëse dhe përpunuese e mineraleve, bujqësia, zonat ekonomike, arsimi, kultura etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.