Një amerikan ndalohet nga maskat dhe merret në pyetje në Sheshin Skënderbej
Kam folur me Ambasadën Amerikane dhe jam në kontakt me përfaqësuesit e mi në Kongresin Amerikan, në Uashington.
Drejtuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:
Quhem Philip Gilpin Jr. dhe jam shtetas amerikan që ndodhem në Shqipëri.
Sot në mëngjes, rreth orës 11:00, po kthehesha në apartamentin tim pranë qendrës së qytetit, pasi kisha takuar një agjent imobiliar për të parë disa ambiente të mundshme për zyra.
Ndërsa po kaloja përmes sheshit kryesor, hasa një grup prej pesë adoleshentësh që po bisedonin. Përshëndeta me dorë njërin prej tyre dhe nisëm të flisnim. «Përshëndetje, si je?», një bisedë krejt e zakonshme.
Rreth tri minuta më vonë, një grup prej afro dhjetë burrash, pa shenja identifikuese, të veshur të gjithë me të zeza dhe të pajisur me shkopinj gome, u turrën drejt nesh, na kapën fizikisht dhe na ndaluan të gjithëve.
Adoleshentët i morën dhe i larguan, ndërsa mua më mbajtën për të më marrë në pyetje dy «oficerë».
Njëri prej tyre më kapi nga kyçi i dorës, më mori telefonin dhe filloi të kontrollonte përmbajtjen e tij. Tjetri më kërkoi dokumentin e identifikimit. I thashë se jam amerikan, nga Bostoni, dhe i tregova patentën time amerikane.
Ata fotografuan patentën dhe më bënë edhe mua një fotografi.
Pas rreth dhjetë minutash përpjekjesh për të më frikësuar, më lanë të lirë.
Vlen gjithashtu të theksoj se isha dëshmitar i tri incidenteve të tjera, ku grupe të vogla njerëzish që silleshin si banda dhunuesish patrullonin nëpër shesh dhe ndalonin çdo të ri që u dilte përpara.
Të gjitha këto ndodhën brenda një periudhe prej vetëm 15 minutash, ndërsa po ecja në këmbë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.