⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.79 ▲2.72%
ARI 4,100 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,960 ▼ -1.8% ETH $2,409 ▼ -1.95% XRP $1.3303 ▼ -1.97% SOL $104.3400 ▼ -2.13%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.79 ▲2.72 % ARI 4,100 ▼1.2 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.79 ▲2.72 % ARI 4,100 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Një ditë para përfundimit të afatit për Ligjin për Specialen, Nagavci: Kemi insistuar të mos ngutemi

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur rreth procedimit të Ligjit për Gjykatën Speciale në Presidencë.

Para seancës së kuvendit Nagavci tha se VV ka insistuar që të mos ngutej në procedimin e këtij ligji të rëndësishëm, shkak sipas saj, është shmangia e situatave te tilla.

“Është e rëndësishme të përmendet edhe njëherë fakti që pikërisht për të shmangur situata të tilla, ne kemi insistuar që të mos ngutemi në procedimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm dhe ndoshta, për fat të keq, është një shembull se si kur temat të cilat janë me interes shtetëror e strategjik përdoren për përfitime partiake, na sjellin situata të tilla”, tha ajo.

Siç njofton kp, ajo përmendi edhe ish presidenten, Vjosa Osmani e cila kishte kthyer dy ligje të cilat ishin miratuar në kuvend.

“Duhet pasur parasysh edhe faktin që tashmë ka praktikë, domethënë gjatë legjislaturës së kaluar, në kohën sa ishte presidente zonja Vjosa Osmani, ajo kishte kthyer dy prej ligjeve të cilat ishin miratuar në Kuvend, dhe me sa jam në njohuri, të dyja ato prej ligjeve domethënë akoma nuk janë miratuar, janë kthyer në pikën zero”, tha ajo.

Tutje ajo tha se Presidentja Shiroka Pula do ta shqyrtoj me kujdes dhe të merr vendimin e duhur.

“Ka pasur raportime në media, besoj që presidentja, meqenëse edhe ka qenë fillimi i mandatit të saj edhe konsolidimi i ekipit edhe të tjerat, siç e tash, e shqyrton me kujdes që e meriton këtë temë dhe ky projektligj edhe te merr vendimin e duhur”, ka thënë Nagavci.

Ligji për Dhomat e Specializuara i është përcjellë presidentes Justina Shiroka-Pula më 15 tetor.

Në bazë të nenit 80 të Kushtetutës së Kosovës, presidentja ka 8 ditë afat për ta shpallur ligjin ose për ta kthyer në Kuvend për rishqyrtim.

Nëse presidentja nuk vepron brenda afatit, ligji konsiderohet i shpallur edhe pa nënshkrimin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.