⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.24 ▲2.15%
ARI 4,107 ▼1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,086 ▼ -1.63% ETH $2,408 ▼ -2.01% XRP $1.3307 ▼ -2.13% SOL $104.6800 ▼ -1.86%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.24 ▲2.15 % ARI 4,107 ▼1.04 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.24 ▲2.15 % ARI 4,107 ▼1.04 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

IRAK – Protesta në shkolla dhe universitete kundër kufizimeve për mbajtjen e hixhabit

BAGDAD, 22 tetor /ATSH-DPA/- Nxënës dhe studentë në Irak janë thirrur të zhvillojnë protesta paqësore në shkolla dhe universitete kundër kufizimeve për mbajtjen e hixhabit, shamisë tradicionale islame, në institucionet arsimore të disa vendeve.

Thirrja u bë nga kleriku i njohur shiit irakian, Muqtada al-Sadr, i cili kërkoi që protestat të zhvilloheshin sot në mëngjes, në shkollat dhe universitetet publike dhe private në të gjithë vendin, përfshirë institucionet vetëm për vajza dhe ato ku studiojnë së bashku vajza dhe djem.

Al-Sadr kërkoi që tubimet të ishin të organizuara, paqësore, në mënyrë që të mos pengonin zhvillimin e mësimit dhe leksioneve.

Ai gjithashtu udhëzoi pjesëmarrësit të mos mbanin fotografi, pankarta apo flamuj të tjerë, përveç flamurit kombëtar të Irakut.

Nisma vjen në një kohë kur në disa vende, po shtohen debatet lidhur me të drejtën e nxënëseve për të mbajtur shaminë islame në shkolla.

Një nga rastet që ka shkaktuar reagime është ai i Azerbajxhanit, ku autoritetet kanë vendosur rregulla të reja për uniformat shkollore, të cilat ndalojnë veshjet që konsiderohen në kundërshtim me parimin e arsimit laik.

Megjithëse rregullat në Azerbajxhan nuk e përmendin shprehimisht hixhabin, organizata “Amnesty International” ka raportuar se, që prej 12 tetorit, disa nxënëse dhe mësuese që mbanin shami janë penguar të hyjnë në institucionet arsimore.

Kufizimet kanë nxitur protesta dhe kritika nga organizata për të drejtat e njeriut dhe figura politike e fetare.

“Amnesty International” i ka cilësuar këto masa si diskriminuese dhe ka kërkuar që ato të rishikohen, duke argumentuar se cenojnë të drejtën për arsim, lirinë e fesë dhe lirinë e shprehjes.

Edhe autoritetet irakiane kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj praktikave që pengojnë vajzat të mbajnë hixhabin.

Ministria e Arsimit e Irakut deklaroi dje se mbështet lirinë individuale për zgjedhjen e veshjes dhe kundërshton çdo veprim që cenon dinjitetin e personit ose çon në diskriminim dhe përjashtim.

Ndërkohë, Ministria irakiane e Arsimit të Lartë njoftoi se do t’u ofrojë mundësi studimi në universitetet e Irakut, vajzave nga Azerbajxhani që mbajnë hixhabin, përmes procedurave të zakonshme të pranimit dhe programit “Studioni në Irak”, i cili përfshin edhe bursa të plota.

Përveç kësaj, këshilli këshillimor i ministrisë vendosi të organizojë një protestë paqësore në universitete, në shenjë kundërshtimi ndaj kufizimeve për mbajtjen e hixhabit në institucionet arsimore të Azerbajxhanit.

Debati ka marrë përmasa rajonale, duke nxitur reagime edhe në Turqi dhe në vende të tjera.

Përkrahësit e mbajtjes së hixhabit argumentojnë se vajzat nuk duhet të privohen nga arsimimi për shkak të veshjes së tyre fetare, ndërsa autoritetet e Azerbajxhanit i kanë mbrojtur rregullat e uniformave shkollore, duke iu referuar parimeve të arsimit laik dhe zbatimit të ligjit.

Protestat e thirrura në Irak synojnë të shprehin kundërshtimin ndaj këtyre kufizimeve dhe të mbështesin lirinë e zgjedhjes së veshjes, pa ndërprerë procesin mësimor. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.