Tensione në Kuvend, deputeti i PD gjuan me bllokun e votimit ish-ministrin Hoxha
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.
Gjatë momentit kur kryetari i Kuvendit po lexonte nenet për votim, deputeti i PD Fidel Kreka është përfshirë në një incident me deputetin socialist, ish-ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, duke e shtyrë dhe goditur me bllokun e votimit. Në situatë kanë ndërhyrë edhe deputetë të tjerë, në përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjes.
Ndërkohë, deputeti i PS-së, Agron Malaj, është pozicionuar pranë gardës, duke penguar deputetin Flamur Noka t’u afrohej deputetëve të tjerë.
Tensionet nisën që në fillim të seancës, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke kërkuar që diskutimet të përqendroheshin te protesta e studentëve. Pas propozimit të mazhorancës, seanca kaloi drejtpërdrejt në procesin e votimit.
Gjatë votimit, deputetët e opozitës tentuan të pengonin zhvillimin e procesit, duke u përplasur me gardën dhe deputetët e mazhorancës.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.