Publikimi i pamjeve në kampin e Njësive Speciale në Vrellë, Ramadani: U shkel siguria, skandal i madh
Lidhur me publikimin e disa pamjeve ku një person ka hyrë dhe ka xhiruar në kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani tha se në pamje të tilla nuk do të duhej të ketë qasje askush.
“Ai ka vendosë në Youtube pjesë që jo veq që nuk duhej të filmoheshin, por nuk duhej që asesi dikush të ketë qasje në to. S’po flasim për një park publik, po flasim për një objekt të rëndësisë se veqantë të infrastrulturës kritike dhe sigurisë kombëtare të Kosovës”, tha ai.
“Çka nëse ky ka qenë një testim armiqësor, rezultati dihet dhe shihet. Është qartë, siguria është shkelë dhe ky është skandal fort i madh dhe kërkon hetim serioz”, tha Ramadani.
Deputeti u shpreh se në këto raste nuk ka reagim e sipas tij, kur nuk ka reagim, nuk ka as plan e si rrjedhojë s’ka as rezultate./kp/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.