🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 01 July 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 68.74 ▼1.09%
ARI 3,997 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $58,892 ▼ -0.86% ETH $1,580 ▼ -0.39% XRP $1.0455 ▲ +0.14% SOL $75.3200 ▲ +1.98%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 68.74 ▼1.09 % ARI 3,997 ▼1.03 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 68.74 ▼1.09 % ARI 3,997 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Kronika

Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’

Ashtu siç u paralajmërua ditë më parë, një grup protestuesish janë mbledhur mëngjesin e sotëm përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Në pamjet e siguruara, dëgjohet se si protestuesit po brohorasin në kor thirrje të tilla si “Rama, Rama, SPAK you”. Përmes këtij tubimi, qytetarët e pranishëm kanë vendosur të padisin publikisht atë që e quajnë “The Albanian Files”.

Sipas tyre, “Albanian Files” është libri që përmban projekte që synohet të ndërtohen në Shqipëri dhe kjo do të jetë dosja që do ta çojë kryeministrin Edi Rama në burg.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj tha se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e panegociueshme e tyre, ndërsa shprehën mbështetje të plotë ndaj SPAK për të hetuar kryeministrin.

“Ne qytetarë të Shqipërisë dhe protestues prej më shumë se 31 ditësh në shesh, jemi sot këtu për të sjellë prova që sipas nesh dëshmon shkeljet më të rënda të kryeministrit. Në këtë libër gjenden 523 projekte të ndryshme. Në këtë libër gjenden dhe mund të lexohen disa prej problemeve më të mëdha të kësaj qeverisjeje. Rama e ka shmangur konsultimin publik. Ligji 21/24 është ligj që është miratuar për shkak të projekteve të ndryshëm që gjenden në këtë libër vite përpara se të ndryshohej ligji. Në të ka pronarë që nuk kanë dijeni për ekzistencën e këtyre projekteve. Ka një konflikt interesi mes kryeministrit, arkitektëve dhe biznesmenëve të ftuar sepse Rama është kryetar i KKT dhe vendos për miratimin e këtyre projekteve. SPAK ka mbështetjen tonë për veprimet e deritanishme. Ne s’jemi këtu për drejtësi popullore, por për shtet të së drejtës ku kryeministri i vendit trajtohet dhe hetohet si gjithë qytetarët e tjerët”, u shpreh Vatnikaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.