Opinion
Nje histori e vertete me gjethe dhe inteligjencen artificiale
Pas ligjerates entuziaste te KM ne Kongresin Rilindas, ne lidhje me inteligjencen artificiale dhe biseden e tij me Mira Muratin, duhet te jemi me optimiste se kurre se hyrja ne BE eshte ceshtje muajsh.
Gjithmone sipas KM, dhe fale sharmit te tij, nje bisede telefonike me Muratin (jo me Feritin e viagres), ka sjelle nje tjeter perspektive ne lidhje me qellimin tone final, ate te hyrjes ne BE. Tashme kjo, ashtu si nafta ne Shpirag eshte ceshtje muajsh.
Optimizmi ka nje baze, pasi tanime me rekrutimin e IA (Inteligjences Artificiale), perfundimisht ja hedhim Evropit, sidomos me lidershipin aktual te saj qe edhe e-mailin e perdor me zor e jo me te kuptoje ChatGPT-ne e Rames dhe te Muratit.
Vite perpara, aty rreth 1988’s, bashke me shokun tim te femijerise, Adriatikun, na kishte cuar brigadieri i fshatit te grumbullonim gjethet ne pyll per t’u bere komposto per pleherimin e arave. Nje problem “i vogel” ishte fakti qe duhej shume pune per te bere normen, ku te mblidhje aq gjethe neper pyll, e pamundur. E lodhem pak trurin, dhe me ne fund vendosem te therrisnim ne ndihme Arkimedin, me gjeometrine e tij, per matjen e vellimit te konit (piramide me baze rrethore).
I mblodhem gjethet ne grumbuj me forme koni, dhe ne fund te dites, brigadieri, ngaqe nuk dinte formulen dhe menyren e matjes se vellimit te konit, na i dha neve metrin , dhe ne thjesht i treguam sa metro kub kishim mbledhur…..
Kjo histori e thjeshte me erdhi nder mend, po ngjashmeria eshte e frikshme. Rama , thirri Miren qe te beje konfuz pleqte e Europes ne lidhje me kushtet qe duhen plotesuar ne legjislacion e me gjere. Pra vec t’i bejme bashke nja 4,000 e ca ligje ne nje dosje, dhe BE-ja me te marre kete dosje ngaqe nuk di as te lexoje IA, nuk ka rruge tjeter vec te na prese krahehapur.
Kjo behet edhe me shume e besueshme kur sheh gjithe ato pellembe qe perplasen ne kongresin e sotem, ku do ja kishin zili edhe delegatet e kongreseve te PPSH-se, per nga entuziazmi por edhe injoranca.
Vec nje keshille kam per socialistet, por tamam-tamam per Ramen, se socialiste pa te nuk ka (keshtu tha dhe Klosi i parlamentit):
A mund ta vonosh pak kete GPT-ne e Muratit sa te fillojme te marrim dividente nga Shpiragu, se po hyme ne Europe, me duket se duhet ndare me ata ky “thesar”. Kaq per sot…