Një koncert festiv hap Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian
Mbase përjashtimi i vetëm është pjesëmarrja e ansamblit të dhomës “Joan Kukuzell-Zëëmbli” , i cili do të këndojë “Në mbretëritë tuaja”- një nga himnet më të bukura ortodoksale, të krijuara nga kompozitori Dobri Hristov. Ansambli “Joan Kukuzell-Zëëmbli” është ansambli i parë për muzikë ortodokse, i cili ka interpretuar në sallën e koncerteve veprat e patronit të vet – këngëtari legjendar mesjetar dhe kompozitor i jashtëzakonshëm me prejardhje bullgare, si dhe shumë këngë dhe himne të tjera kishtare.
“Eva kuarteti ” do të paraqesë të kënduarit me dy zëra nga Bullgaria e Mesme Perëndimore (Shoplluka) – regjioni, në të cilin gjendet dhe kryeqyteti i Bullgarisë. Katër zonjat me zëra të shkëlqyera nga kori popullor i grave “Misteri i zërave bullgar” Evelina Hristova, Gjergana Dimitrova, Sofija Janeva dhe Daniella Stoiçkova shpesh paraqiten në projekte të ndryshme moderne.
Ansambli “Bëllgare”-ansambli i parë folklorik privat tek ne, do të prezantohet me një shfaqje koreografike mbi motive shope.
Kurse formacioni instrumental “Bullgara”, repertori i të cilit nuk i nënshtrohet një formulimi të saktë për nga ana e gjinisë – me pjesën “Nestinarsko” dhe “Utro”.
Sipas programit paraprak ata do të këndojnë në shoqërim të “Bullgara” kurse në skenë përsëri do të dalë ansambli “Bëllgare”.