☁️
Tiranë 19°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.49 ▼0.39%
ARI 4,201 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,599 ▲ +0.61% ETH $2,554 ▲ +2.14% XRP $1.4070 ▲ +0.87% SOL $111.8100 ▲ +2.13%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.49 ▼0.39 % ARI 4,201 ▼0.36 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.49 ▼0.39 % ARI 4,201 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: hajnat hyjnë me forcë në shtëpi, vjedhin armë, para dhe stoli ari

Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmjen e 11 tetorit në rrugën “11 Marsi” në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur armë zjarri, para dhe sende të tjera me vlerë, siç njofton Policia e Kosovës në raportin e saj.

Sipas raportit policor, rasti është denoncuar më 11 tetor rreth orës 20:00 nga një grua kosovare. Nga shtëpia janë vjedhur një pushkë gjuetie, një pistoletë, 70 fishekë, para të gatshme, stoli ari, një çantë, dy orë dore dhe gjësende të tjera.

Detaje shtesë, të cituara nga Sinjali, bëjnë të ditur se pronari B. B. është kthyer në shtëpi rreth orës 19:40 dhe ka gjetur objektin thuajse të demoluar. Sipas ankuesit, janë vjedhur dy armë zjarri me leje që i përkisnin prindit të tij — një pushkë gjuetie me 20 fishekë me vlerë rreth 1,800 euro dhe një pistoletë Beretta me 50 fishekë me vlerë rreth 1,200 euro — si dhe rreth 2 mijë euro para të gatshme, 1 mijë denarë maqedonas, stoli ari me vlerë rreth 2,200 euro, një çantë Gucci me vlerë rreth 350 euro dhe dy ora dore me vlerë mbi 200 euro.

Pronari ka deklaruar se shtëpinë e kishte mbyllur një ditë më parë, më 10 tetor rreth orës 18:00, dhe ka shprehur dyshime ndaj disa punëtorëve që prej më shumë se dy javësh po kryenin punime për montimin e një lifti në shtëpi, pasi kishin pasur qasje të vazhdueshme në objekt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe Forenzika, ndërsa janë evidentuar edhe kamera të sigurisë që pritet të ndihmojnë në hetime. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet po vazhdojnë; deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.