🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,565 ▼0.19%
DOW 52,084 ▲0.61%
NASDAQ 25,294 ▼0.56%
NAFTA 96.48 ▼7.34%
ARI 3,957 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,842 ▼ -1.19% ETH $2,246 ▼ -0.6% XRP $1.2451 ▼ -0.15% SOL $91.2200 ▼ -2.89%
S&P 500 7,565 ▼0.19 % DOW 52,084 ▲0.61 % NASDAQ 25,294 ▼0.56 % NAFTA 96.48 ▼7.34 % ARI 3,957 ▲1.49 % S&P 500 7,565 ▼0.19 % DOW 52,084 ▲0.61 % NASDAQ 25,294 ▼0.56 % NAFTA 96.48 ▼7.34 % ARI 3,957 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e rëndë në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim ndaj B. D., i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në rastin tragjik ku humbën jetën dy anëtarë të një familjeje në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Vendimi është marrë më 2 nëntor 2026, pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari B. D. dyshohet se më 1 nëntor, pas mesnatës, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, pas një konflikti fizik, e ka privuar nga jeta djalin e tij, A. D.

Ndërkaq, në të njëjtën shtëpi ishte gjetur pa shenja jete edhe fëmija D. D., me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tashmë të ndjerit A. D., ku ishin vërejtur edhe njolla gjaku.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, dyshohet se edhe vdekja e fëmijës është shkaktuar nga babai i saj, A. D. Kështu, nga veprimet e dyshuara, jetën e kanë humbur dy anëtarë të së njëjtës familje.

Gjykata ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi nëse i dyshuari do të lihej i lirë, mund të ndikonte te dëshmitarët, me qëllim të koordinimit dhe minimizimit të pasojave të veprimeve të ndërmarra.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.