☁️
Tiranë 18°C · Vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 99.78 ▲4.57%
ARI 4,657 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $80,943 ▲ +0.27% ETH $2,339 ▲ +0.45% XRP $1.4580 ▲ +2.83% SOL $96.0200 ▲ +2.85%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 99.78 ▲4.57 % ARI 4,657 ▼1.55 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 99.78 ▲4.57 % ARI 4,657 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Kronika

Një rrugë në Shkup emërohet “Stoltenberg”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu kënaqësinë të jetë i pranishëm në solemnitetin ku në Shkup emërohet një rrugë e cila do të bartë emrin e babait të tij.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili po qëndron për vizitë dy ditore në Maqedoni, sot në Parkun e Qytetit të Shkupit ishte i pranishëm në solemnitetin me rastin e nismës për emërimin e një nga rrugët e qytetit për nder të babait të tij, Torvald Stoltenberg, i cili është qytetar nderi i Shkupit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në adresimin e tij përkujtoi se këtë vit shënohen 55 vite nga tërmeti katastrofal që goditi qytetin e Shkupit në vitin e largët 1963, duke shtuar se kjo njëherit është edhe viti lamtumirës me mikun e Shkupit, Torvald Stoltenberg.

Shilegov tha se është nder të flitet për Torvald Stoltenberg meqë veprat e tij janë gjithkund rreth qytetarëve të Shkupit. Ai tha se qytetarët e Shkupit e kujtojnë Torvald Stoltenberg për nga ndihma që ka dhënë në ditët e para menjëherë pas tërmetit, për shkak të cilës Shkupi fitoi Klinikën për fëmijë, u koordinua aktiviteti i Kryqit të Kuq të Norvegjisë, për shkak të barakave të ndërtuara norvegjeze si dhe për shkak të ndihmës së koordinuar mes Mbretërisë së Norvegjisë dhe Mbretërisë së Suedisë.

“Zotëri Stoltenberg për qytetin tonë bëri gjithçka që një njeri mund të bëjë për njerëzit tjerë. Shkupjanët nuk mund, nuk guxojnë dhe nuk do t’i harrojnë veprat e tij. Pikërisht për këtë shkak unë si kryetar i qytetit fillova nismën që kjo rrugë e cila është hyrja në Parkun e Qytetit rreth stadiumit të qytetit dhe shpie deri në bregun e lumit Vardar, të emërohet si ‘Rruga e Stoltenbergut'”, tha Shilegov.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu kënaqësinë të jetë i pranishëm në solemnitetin ku në Shkup emërohet një rrugë e cila do të bartë emrin e babait të tij. Ai rikujtoi se për herë të parë e vizitoi Shkupin në vitin 1960, kur babai i tij Torvald punoi në ambasadën e Norvegjisë në Beograd dhe ka pasur lidhje të veçantë me Shkupin, meqë ishte përgjegjës për koordinimin e ndihmës së Norvegjisë pas tërmetit.

Stoltenberg theksoi se i vjen mirë të shohë se Shkupi si qytet është zhvilluar në shumë sfera si dhe i pëlqen atmosfera në Shkup.

“Në zemrën e babait tim çdo herë kishte vend të posaçëm për Shkupin meqë ishte afër Shkupit pas tërmetit. E kishte nder që u emërua si qytetar nderi i Shkupit ndërsa tani do të ishte edhe më i nderuar nëse e di se një rrugë në Shkup është emëruar me emrin e tij”, theksoi Stoltenberg në solemnitetin, ku morën pjesë kryetarët e komunave të Shkupit.

Pas solemnitetit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vazhdoi takimet e tij të parapara në kuadër të vizitës së tij në vend.

Kujtojmë se Torvald Stoltenberg, babai i Jens Stoltenberg, ishte një politikan norvegjez. Gjatë karrierës së tij politike ai ishte ministër i Mbrojtjes dhe dy herë ministër i Punëve të Jashtme i Norvegjisë.

Mes tjerash në vitin 1993 u emërua si përfaqësues i posaçëm i Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë dhe ishte bashkë-kryesues i Komisionit mbikëqyrës të Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.